Transporti urban pritet të rikthehet të hënën/Veliaj: Filloni shërbimin ose do të humbisni licencat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti urban në Tiranë pritet që të rikthehet të hënën. Kryebashkiaku Erion Veliaj u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve, dhe në rast të kundërt, do të humbasin licencat.

Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi faktin se Bashkia ka qenë gjithmonë një dëgjuese e vëmendshme e kërkesave të tyre dhe ka lëshuar ndaj kërkesave të operatorëve sa herë që ata kanë pasur të drejtë. Për kryebashkiakun zgjidhja është e thjeshtë. Të gjithë ata operatorë që nuk përballojnë dot shërbimin të dorëzojnë licencat.

Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithëatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua: “Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam.” Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër
Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

50 ditë nga presidenca e Trump/ Çfarë po ndryshon në SHBA

Kjo e mërkurë shënon ditën e 50-të që nga betimi i Donald Trump si president i SHBA-ve. Kjo është...

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet...

Berisha nxjerr Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’

Deputeti Dash Sula nuk do të jetë në listën e PD për zgjedhjet e 11 majit. Reagimi i plote Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia...

“Rama e ka të sigurtë fitoren”/ Analisti: Ai e ndjen se çfarë ka përballë

Analisti Ilir Demalia thotë se vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të vendosur deputetët me të paktën 1 mandat në listë të hapur, do...

Habit kirurgia: Mund të bëjmë ndërhyrje në hundë sa herë të duam, por…

Mjekja Klaudia Stajka në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau për pubikun këshilla dhe informacione të vlefshme sa i takon ndërhyrjeve estetike,...

Lajme të tjera

Web TV