SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë, Tirana ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

Me rastin e ditës së Pavarësisë për SHBA-të nuk ka munguar as solidarizimi i disa prej institucioneve tona në Tiranë të cilat kanë ndriçuar godinat e tyre me ngjyrat e flamurit amerikan.

Lajmin e bën të ditur vetë Ambasada Amerikane në Tiranë e cila ka postuar disa foto ku krahas saj është edhe Akademia e Arteve dhe Teatri i Operas e ndriçuar me ngjyrat e flamurit.

“Ambasada jonë, Akademia e Arteve dhe Teatri i Operas janë ndezur me ngjyrat e flamurit amerikan! Faleminderit qytetit të Tiranës për nderimin! Ky është një festim i mrekullueshëm i Ditës së Pavarësisë Amerikane dhe e një miqësie të bukur! Gëzuar 4 korrikun!”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV