Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka sjellë në vëmendje rastin e Klementina Saliasin, e cila prej 20 vitesh punon në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik dhe që ka mbetur e përkushtuar edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.
Manastirliu u shpreh se ajo qëndron e palodhur veçanërisht gjatë kësaj periudhë pandemie. Klementina është nënë e dy fëmijëvë të vegjël, por i është përkushtuar identifikimit laboratorik të COVID-19 pa orare, në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi.
“Klementina Saliasi prej 20 vitesh punon në laboratorin tonë të referencës në Institutin e Shëndetit Publik.
E palodhur në këto muaj të epidemisë, Klementina, nënë e dy fëmijëve të vegjël, i është përkushtuar identifikimit laboratorik të COVID-19 pa orare, 24/7 në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi! Krenare për njerëzit e punës. Bashkë kundër COVID-19”, shkruan ministrja Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al