Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Ulërima nga dhimbjet, mungesa e frymëmarrjes”, rrëfimi i pacientit që fitoi betejën me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar që ka kaluar koronavirusin, u bën thirrje shqiptarëve të bëjnë kujdes. Edmond Mara tregon sakrificat e mjekëve të Infektivit dhe luftën e pacientëve për fituar mbi COVID-in. Mara është një qytetar i prekur me koronavirus, që tashmë e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe tregon se çfarë ndodh brenda mureve të Infektivit, ku luftohet me virusin.

Ai thotë se ka me qindra miq e shokë, edhe pse të shkolluar mirë, e vënë në dyshim sëmundjen, pasojat dhe dëmin që vazhdon të shkaktojë, “dhe i bëjnë njerëzit të vuajne pse, për pesë lekë më shumë që po ju them nuk jane të pista, por të qelbëta”.

Mjekët janë heronjtë e heshtur, që po përballen në vijën e parë të rrezikut nga Covid-19, thotë në reagimin e tij Edmond Mara.

Reagimi i plotë i Edmond Mara:

“Mirëmëngjes të gjithëve! Në vazhdim të një statusi më parë, meqënëse ndava me ju problemin tim shëndetësor, më lejoni të vazhdoj njoftimin si më poshtë. Dje, analiazat dolën negative, pra unë jam faktikisht i pa infektuar me Covid 19. Kjo nuk do të thotë që tashmë jam njeri negativ. Si rezultat unë lashë spitalin dhe jam në shtëpi duke ndjekur fazën e dytë të sëmundjes, pra luftës me pasojat etj etj.

Tani më lejoni të shkruaj dy fjalë për bashkëshoqëruesit e sëmundjes sime. Unë si natyrë kam shumë besim tek mjekësia dhe që në momentin e parë të njoftimint ju nënshtrova totalisht mendimit të mjekëve dhe shkencës. E vërtetë që ndjeva frike sepse mu duk nje mister dhe është, por edhe shume kurajo pata nga profesionistet dhe ju sigurisht, Në javën e parë, vuajta shumë në shtëpi, me temperaturë të lartë, dhimbje kudo, neveri për gjithçka, diarre, humbje ekuilibri etj etj derisa tamponi vërtetoi që isha pozitiv. Atëherë, vendosa të drejtohem spitalit të specializuar, infetktivit ku edhe u trajtova menjëherë mirë.

Më besoni, që personeli atje, që lufton dhe i shërben pacientëve janë të jashtëzakonshëm dhe shumë prej tyre dhe heronj. Ata janë tamam në front të parë, përballen me lloj lloj formash të sëmundjes. Kam parë atje siptoma e çfaqje të sëmundjes në forma nga më të çuditshmet, ulërima nga dhimbjet, mungesa e frymëmarrjes e tmerrshme, kollëra që të mbysnin, kollëra që nuk mbaronin sekrecione, sinfoni kollërash etj etj pa folur për reanimacionin që se pashë. Personeli vraponte, në vapë, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse të shkretët kishin humbur ndjeshmërinë me nga 2 -3 palë doreza.

Lexo edhe :  Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma'/ Denaj: 50 % grant për fermerët

Kush janë këta? Njerëz e profesionistë të thjeshtë e përkushtushtuar, pa show mediatik, pa shumë fjalë për ju por shumë fjalë të mira për ne pacientët pavarësisht nga e kush ishim. Bravo Doktoreshë Najada Como, ditë natë në punë, bravo doktorët e tjerë, Kalo, Mira etj etj që nuk jua mesova dot emrat. Bravo infermierët të reja, të rinj e të vjetër, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj që të më falin se nuk ua mbaj mend emrat. Bravo sanitarët, bravo personeli tjetër mbeshtetës etj etj.

Po shkruaj gjatë e i përmend se dua të jem mirënjohës e ndoshta do lidhem ndonjë ditë me ndonjë media që të pasqyrojnë realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet “fake” që dëmtojnë totalisht imazhin, por jo vetëm. Duke përdorur lajme jo të vërteta, konspiracione idiotësh pa shkollë dhe njohuri, ju media fiton lekë e dimë, por dëmtoni jetë njerëzish. Kujdes, janë me qindra miq e shokë të mi edhe pse të shkolluar mirë vënë në dyshim sëmundjen, pasojat dhe dëmin që vazhdon të shkaktojë, bëjnë njerëzit të vuajnë pse, për pesë lekë më shumë që po ju them nuk janë të pista por të qelbëta.

Më falni se e zgjata shumë por e ndjeva për detyrë të ndaj me ju eksperiencën time që fatmirësisht tashmë rezultoi me sukses e unë jam jashtë, por me merakun për ju duke ju sugjeruar: – Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Eksperti: A duhet t’i mbyllni grilat kur shkoni për të fjetur?

Nëse nuk flini në një dhomë krejtësisht të errët me grila të mbyllura, atëherë sipas shkencëtarëve kinezë, shëndeti juaj...

Shpërthejnë virozat e stinës, mjekja: Sëmundja zgjat 10 ditë

Shtatori ka shtuar numrin e pacientëve të prekur nga viroza të stinës. Në dyert e poliklinikave paraqiten çdo ditë me dhjetra qytetarë të moshave të...

Kamala Harris dhe dashuria e saj për perlat, pse nuk harron t’i vendosë kurrë

Po të vini re Kamala Harris në daljet e saj publike, rrallëherë mungojnë perlat si aksesorë. Më shumë se e fiksuar pas tyre, kandidatja...

Prej vitesh jeton në SHBA, aktori tregon punët e vështira që ka qenë i detyruar të bëjë

Shfaqja “Karnavalet e Korçës” riktheu Arben Dervishin në teatrin e qytetit krah partneres së tij në skenë, Zamira Kitës. Siç dihet, aktori ka munguar...

Sa kafe në ditë reduktojnë diabetin dhe sëmundjet koronare sipas shkencës?

Po sikur t’ju thonë se kafeja është e mirë për shëndetin tuaj? Ju duhet t’i besoni kësaj thënie brenda kufirit prej tre filxhanësh në...

Lajme të tjera

Web TV