Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditës së shtunë ka regjistruar 178 raste të reja me koronavirus, që është edhe shifra më e lartë e infektimeve brenda 24 orëve që nga koha e rasteve të para në muaji mars.
Po gjatë ditës së shtunë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi për gjashtë viktima nga koronavirusi. Megjithatë, në njoftimin e IKSHPK-së, raportohet edhe për dy raste të reja të vdekjeve, duke e çuar në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ndërsa, 50 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1,874 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Që nga rastet e para me koronavirus më 13 mars, deri më 4 korrik, janë regjistruar 3,356 raste me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), ndërkaq 1,416 janë raste aktive.ka.ta/Fjala.al/
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2876038472524138