Piloti 41 vjeçar Ismael Bonilla ka humbur jetën këtë të diel si pasojë e një aksidenti.
Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ndodhi pasi frenat nuk punonin dhe Bonilla u rrëzua në kthesën Expo 92 të rrugës Jerez.
Ismael Bonilla njihet si një nga figurat më të spikatura të motoçiklizmit veçanërisht në vitet 1990 ku luajti në disa gara për Kupën e Botës.
Përveç pranisë së tij në garat e kampionatit botëror, Bonilla ishte një pilot i rregullt në Kampionatin Spanjoll të Shpejtësisë (CEV) dhe gjithashtu mori pjesë në disa gara të Kampionatit Evropian./Fjala.al/Ke.Ba