Ngjarja në Kombinat/Profesor Përparim Kabo: Në praktikë nuk jemi shtet laik, organizatat fetare të kontrollohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ngjarjen në Kombinat ku nënë e bijë u vetëflijuan pasi besonin se do të ringjalleshin, profesor Përparim Kabo ka reaguar përmes një statusi në facebook.

Kabo shkruan se në praktikë ne nuk jemi një shtet laik. Sipas tij, lloj lloj organizatash gjoja fetare kryejnë aktivitete deri në forume kombëtare.

Filozofi i njohur shprehet se kur njeriu është nën peshën  e pasigurisë dhe nevojës për mbijetesë humbet personalitetin dhe nënshtrohet tek autoriteti duke humbur kështu dinjitetin deri edhe jetën.

Sipas Kabos organizatat fetare në vendin tonë janë të pavarura nga shteti, por jo nga ligji.

Zhaneta Josifi dhe vajzat e saj i përkisnin sektit “Dëshmitarët e Jehovait” dhe ishin zhvendosur nga Përmeti në Tiranë rreth gjashtë vite më parë.

Postimi i plotë

Para fare pak ditesh shoqeria jone u trondite nga nje vdekje e dyfishte nene dhe bije si pasoje e vetflijimit te motivuar dhe si ndjekese te nje rituali fetar. Ende nuk kam degjuar nje prononcim zyrtar, nje shpjegim apo te dhena qe ndricojne ngjarjen pervec informacionit te medias. Kaluan fare pak dite dhe duket se gjithcka i takon te kaluares dhe sikur shoqeria pret nje ngjarje te rradhes. E drejta e jetes eshte e drejta e pare e njeriut. Por kjo nuk do te thote qe njeriut mund tja maresh jeten bazuar te vetflijimi bazuar ne manipulimin e mendjes apo me keq nen shtrengimin qe mund te krijohet duke pergatitur rrethanat gradualisht. Ne jemi apo nuk jemi nje shtet dhe shoqeri laike? Mendoj se ne praktike nuk jemi. Lloj lloj shoqatash dhe organizatash gjoja fetare kryejne aktivitete deri ne forume kombetare si edhe jane kongrese apo festa gjigande. Cpo ndodh me njeriun tone eshte ai laik civil ligjor qe ne menyre individuale mund te ushtroje edhe besimin fetar te preferuar? Apo ai ne mase nuk eshte secular dhe ligjor? Kur njerezit jane nen peshen e pasigurise te nevojes dhe mbijeteses…njeriu humbet ne personalitet dhe kerkon qe ne kushtet e dobesise dhe te pafuqise te nenshtrohet tek autoriteti, krijohet raporti sundim-nenshtrim. Pas kesaj njeriu cdo dite e me teper nuk e ka me veten ne doren e tij…dhe fillimisht humbet personalitetin, dinjitetin dhe sovranitetet deri te te drejtat bazike perfshi dhe jeten. A ka nje organ zyrtar te na tregoje sa organizata fetare ose pseudo te tilla veprojne ne territorin e vendit tone? A kane leje ligjore dhe a jane ne perputhje me rendin publik dhe civil te Republikes se Shqiperise. Cilat jane motivet e punes se tyre? A e respektojne ato karakterin laik te shtetit. Per to duhet te jete e qarte se jane te pavarura nga shteti por jo te pavarura nga ligji. Nese ne mesuam kete rast po sa te tille mund te kete. A eshte e drejta e jetes e drejta e pare ne realitetin tone dhe a eshte ajo e mbrojtur me ligj?!/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa...

Pse thuhet se Ilnisa dhe Meritoni janë ndarë? Veprimi që i nxiti edhe më shumë spekulimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ishin një prej çifteve të Big Brother VIP Albania më të diskutuar që prej fillimit të lidhjes së tyre. Mirëpo,...

Heidi Baci “i vjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat!

Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte...

Shkak përplasja me produksionin? Elhaida Dani largohet nga “X Factor”

Prej disa javësh po transmetohet “X Factor”, ku talentet e reja janë duke u testuar nga një juri profesioniste. Fillimisht, juria ishte përbërë nga...

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, rritet ‘frikshëm’ numri i viktimave

Numri i viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten është rritur në 4. Sipas mediave gjermane, rreth 205 persona kanë...

Lajme të tjera

Web TV