Rihapja e transportit urban/ Shijaku shpjegon masat: Autobusët do lahen çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër rinis transporti urban në kryeqytet pas një ndërprerje gati katër mujorëshe si masë masë parandaluese e përhapjes së virusit COVID-19, ndërkohë që dhe rinisja do të nën masa të rrepta sigurie

Anëtari i Shoqatës së Transportit Publik Kombëtar, Ervin Shijaku iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë sa më shumë masat e sigurisë pasi në të kundërt do të ketë penalitete.

Shijaku bën me dije dhe se të gjithë autobusët do të dezinfektohen dhe do të lahen çdo natë me solucione, proces ky që do të monitorohet nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Nesër në orën 05:00 fillon transporti publik. Aktualisht me Bashkinë e Tiranës kemi dakordësuar pjesët ligjore dhe gjatë javëve në vazhdim do të mbyllet dhe procedura e 4 tezave tona ekonomike. Nga ana jonë po merren të gjitha masat në bazë të rregulloreve të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë sa më mirë rregullat anticovid, të ruajmë distancën, të vendosen maskat sepse do të jetë precedent ndalimi.

Numri i pasagjerëve do të jetë i reduktuar në bazë të rregullave të vendosura nga autoriteteve. Gjithashtu, me hyrjen e rregullores së re ditën e shtunë (4 korrik) gjobat për mosrespektim të masave do të shkojnë direkt tek qytetarët ose tek punonjësit tanë. Autobusët do të pastrohen në parkingjet e operatorëve pas orës 12 të natës nën monitorimin e punonjësve të Bashkisë me gjithë solucionet anticovid. Në çdo fund dite, ato do të jenë të detyruar të bëhen pastrimet e autobusëve. 

Aktualisht janë bërë 4 kërkesa. Heqja e akcizës së naftës, ulja e TVSh-sënë vlerën 6 përqind në shitje, rimbursimi i kapaciteteve të munguara si pasojë e ndryshimit të protokollit anticovid dhe rimbursimi i të gjithë shtresave në nevojë pa pagesë. Shqipëria është pjesë Organizatës Botërore e Transportit Publik dhe rregullat e nxjera nga ata është detyrim ligjor për t’i zbatuar.” tha Shijaku në RTV Ora./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV