Alarmi i shkencëtarëve: Virusi edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta The New York Times shkruan se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nga ajri, pra virusi mund të qëndrojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me viruse do të infektohet.

Deri tani OBSH i është përmbajtur bindjes se virusi përhapet përmes stërkalave të sekrecioneve nga goja apo hunda që çlirohen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollës, por këto stërkala janë të rënda dhe bien shpejt përdhe. Pra nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik. Dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër.

Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç shkruan gazeta, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen. Masat e reja do të përfshijnë vënien e maskave në mjedise të mbyllura, “edhe nëse personat qëndrojnë në distancë larg njëri-tjetrit” dhe se duhet të bëhen të detyrueshme masakat N95 për punonjësit e shëndetësisë pasi këto maska “filtrojnë edhe stërkalat më të vogla të sekrecioneve të përhapura përmes sistemit të frymarrjes nga të sëmurët”.

Po ashtu, sistemet e qarkullimit të ajrit mund të kenë nevojë për modifikime “për të reduktuar në maksimum ajrin e qarkulluar”.

Gazata New York Times shkruan se pas analizimit të emalieve të brendshme të OBSH dhe intervistave me 20 shkencëtarë, përfshirë konsulentë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shfaqet imazhi i një organizate që “megjithë qëllimet e mira, nuk ecën në të njëjtin hap me shkencën”.

Lexo edhe :  Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

The New York Times shkruan se shtimi i numrit të infeksioneve pas rihapjes së bizneseve dhe zyrave “gjithnjë e më shumë” konfirmon atë “që shumë shkencëtarë e kanë thënë prej muajsh: virusi qëndron pezull në ajër në mjedise të mbyllura duke infektuar personat në këto mjedise”. VOA

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV