Yuri Kim në Vlorë: Kënaqësi të shoh ndryshimet, me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesi i kësaj të hëne, 6 korrik, e ka gjetur ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim në qytetin bregdetar të Vlorës.

Teksa u prit nga kryetari i bashkisë Dritan Leli, ambasadorja shprehu kënaqësinë e saj për ndryshimet që janë bërë në qytet.

Kim ripërsëri faktin se është e rëndësishme zbatimi i reformës në drejtësi, pasi në këtë mënyrë, shqiptarët, por edhe amerikanët do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri.

“Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite.

Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara.

Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që shqiptarët amerikanët të ndihen të kenë besim që investojnë në Shqipëri”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV