Plagosja në Burrel/ Arrestohen dy persona, autori ende në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Matit ka arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Burrel ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M.

Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel. Ata akuzohen për veprën penale moskallëzim krimi.

“Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasin T. (H.) Xh., banues në Tiranë.

Ngjarja nddhi më 4 korrik, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, dhe dyshohet se shkaku i plagosjes ishte për motive hakmarrjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Nis nesër muaji i shenjtë i Ramazanit, Imzot Giovanni Peragine uron besimtarët myslimanë

Imzot Giovanni Peragine nga Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka uruar Myftiun e Shkodrës dhe besimtarët myslimanë për muajin e...

Kush janë politikanët që iu është prerë bileta e arrestimit

Nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK ka ndërmarrë disa operacione të mëdha, duke vënë në pranga, politikanë, ish-politikanë dhe zyrtarë të lartë, ku emrat...

Ramazani fillon me gjysmëhënën. Pse koha zyrtare e fillimit mund të ndryshojë globalisht

Mund ta dish tashmë që rreth një e katërta e popullsisë së botës pritet të nisë Ramazanin këtë fundjavë, muajin e shenjtë islam që...

Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit!

British Antarctic Survey (BAS) ka publikuar disa oferta pune për të punuar në stacione të ndryshme kërkimore shkencore në Antarktidë. Këto pozita janë të parat...

Përse kaq shumë avionë po aksidentohen gjatë kohëve të fundit?! Flet HETUESI i njohur!

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe...

Lajme të tjera

Web TV