Ulja e tatimfitimit në 9%/ Braçe: Do të përfitojë vetëm një pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se Basha me taksën 9%, të cilën zotohet ta vendosë, kërkon të pasuroje një grusht edhe më të vogël njerëzish.

“Basha 9% nuk ju bën të pasur ju. Çon edhe me shumë para tek të mëdhenjtë apo oligarkët. I vetmi i paturp në botë që, shpall luftë ndaj oligarkëve dhe i thyen në mes duke iu ulur tatimin dhe duke i bërë edhe me të pasur. Patjetër që e keni dëgjuar këtë përbetimin e ri ekonomik të Lulzim Bashës, 9% tatim për të tërë”, u shpreh Braçe, duke iu drejtuar qytetarëve.

“Kaq thotë. Nuk sqaron asgjë veç kësaj, tipike propagandë për t’ja hedhur gjithkujt. Po ju thotë. Me 9% tatim do ju bëj të pasur. Favori fiskal nga tatimi mbi pagat 9% është: 8.64 miliardë lekë në vit. Po si ndahet? 281 000 rroga-punëtorë, edukatorë, mësues, pedagogë, infermiere, mjekë, epidemiologë, sanitarë, farmacistë, policë, ushtarakë, zjarrfikës, nëpunës, administratorë publikë etj, përfitojnë: 3.27 miliardë lekë në vit. 12 800 rroga mbi 150 000 lekë, përfitojnë: 4.4 miliardë lekë në vit. A e kuptoni çfarë pabarazie e frikshme është kjo. A e kuptoni që kjo nuk ju bën të pasur juve, të vegjël e të mesëm. Urdhëroni edhe një llogari tjetër; 36.5 miliardë lekë janë të ardhurat nga tatimfitimi. 22 miliardë lekë janë të ardhurat nga tatimfitimi i bizneseve VIP. Favori fiskal prej uljes se tatimfitimit nga 15% sot në 9% e Bashës është: 15.2 miliardë lekë. 9.1 miliardë lekë prej këtij favori i përfitojnë bizneset VIP ose 60%. Kështu i thyen në mes ky oligarkët. A e kuptoni tani se ky kërkon të pasurojë një grusht edhe më të vogël njerëzish”, shprehet Braçe.

Lexo edhe :  “Është përgjuar për pazare elektorale”/ Majko kërkesë SHISH-it pas akuzave të Berishës

Po ashtu, Braçe shtoi se “pabarazia në ndarjen e të ardhurave e bën çdo vend të padrejtë dhe padrejtësia rrënon gjithçka. Kjo është arsyeja që ju thotë veç një fjali të shkurtër; 9% tatim”  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Gjermani, meteorologët japin alarmin për reshje dëbora dhe ngrica

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar popullsinë në disa rajone për reshje intensive të borës dhe ngrica. Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD)...

Turizmi, investime në Gjinar/ Fshati turistik i Elbasanit, atraksion për turistët

Punimet për rehabilitimin e fshatit Gjinar, në Elbasan janë drejt fundit. Pëeveç asfaltimit të sheshit, dhe të rrugëve lidhëse me njësin administrative Gjinar, pritet...

Çmimet u rritën lehtë në dhjetor/INSTATInflacioni arriti në 2.1 përqind,ndikuan ushqimet

Inflacioni ka pësuar një rritje të moderuar gjatë muajit të fundit të vitit 2024. Pavarësisht se ishte periudhë festash dhe konsumi ka qenë më...

Lista Serbe akuzon KQZ se po i mohon të drejtën për vëzhgim në ditën e zgjedhjeve

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi për përbërjen e komisioneve zgjedhore për numërimin e votave për zgjedhjet...

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër/ Rama inspekton qendrën

Ka hapur dyert Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër. Ky është një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë, me ambiente të transformuara,...

Lajme të tjera

Web TV