Spartak Ngjela posaçërisht për “FJALA”: Koronavirusi, mungesa e qytetërimit të çon në besime shtazarake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/23pBGAGVVB4

Nuk mund të flasim dot në një aspekt ultraprofesional, por sipas eksperiencës së vendeve të tjera që e kanë kaluar më ashpër se ne këtë pandemi, dhe vështrimi konkret në shoqërinë tonë, personalisht kam konstatuar dy defekte të mëdha që duhen riparuar sa më shpejt të jetë e mundur.

I pari është distancimi shoqëror që nuk respektohet dhe mbajtja e maskave në vendet publike. Aspekti i dytë është një fakt mendjelehtësie dhe primitivizmi: një numër i madh shoqëror ka besuar stisjet vulgare se: koronavirusi nuk ekziston, është shpikje.

Duhet të kemi parasysh se mungesa e qytetërimit të çon gjithmonë në besime shtazarake, që vijnë si pasojë e mitologjisë së koshiencës. Një shoqëri e prapambetur në qytetërim si kjo jona, dhe sidomos e palagur tërësisht nga konceptet e larta shkencore, është e prirë për të besuar më shumë mitin se shkencën; dhe sidomos kur mitin e ka në favor dhe shkencën në “disfavor”.

Ky është rasti ynë: besimi i një miti se koronavitusi nuk ekziston. Ne nuk mund të mendojmë se këtë mit të rrezikshëm që ndihmon përhapjen e pandemisë, e kanë hedhur njerëz, ose shqiptarë me qëllim. Kush e njeh sociologjinë modern, e di se këto janë ende mbeturina të psikikës së prapambetur, që nuk ka hyrë ende si koshiencë në kapjen e shkencës dhe përdorimin e saj. Por, nuk duhet të harrojmë se edhe komunizmi me mitin sundoi në Shqipëri, dhe nuk ishin të pakët ata të cilët e besuan se Enver Hoxha po drejtonte botën.

Por, le të kthehemi te COVID-19: në ç’gjendje jemi dhe çfarë masash duhet të marrim?

Pandemia në këto momente nuk mund të themi se ka krijuar një rikthim në funksion të riskut, por ka dhënë faktin e numrit të madh të prekjeve nga sëmundja, në krahasim me karantinën. Por, duhet të kuptojmë se rreptësia e karantinës nuk mundet të krahasohet me gjendjen gati të lirë të paskarantinës. Megjithatë, edhe pse numuri po shtohet, ajo që konstatohet është fakti që të prekurit nga COVID-19 në 90% të rasteve janë asimptomatikë, dhe pastaj një përqindje tjetër ka simptoma të lehta, dhe është një numër shumë i kufizuar, ai që kërkon kurim intensiv dhe shtrim në spital.

Sipas studimit shkencor që është bërë specifikisht për virusin COVID-19 në Shqipëri, ka dalë rezultati që nga data 15 maj forca e virusit do të vijonte në një rënie të ndjeshme dhe të prekurit do të kishin vetëm një rrufë ose temperaturë të lehtë, dhe pa probleme komplikacionesh, si ato të muajve shkurt, mars dhe prill. Ky konkluzion shkencor, i cili u konfrontua edhe në Universitetin e Torinos nga prof. Bamir Topi, tregoi se ishte i saktë në kuptimin e forcës së virusit.

Lexo edhe :  Kush është gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila do të gjykojë Berishën për korrupsion!

Sipas përshkrimeve të shkencës, kemi parë se virusi i çdo gripi pas 3-4 muajsh vjen në dobësim. Prandaj, duke i qëndruar këtij mendimi shkencor, por edhe faktit që kemi parë se virusi në raste të rralla tregohet i fortë, e gjithë shoqëria duhet të ruhet dhe të respektojë rregullat e servirura nga shkenca e mjekësisë. Në funksion të gjithë këtyre që shprehëm, mendoj se kemi të drejtë të themi se shqetësimi nuk duhet larguar dhe distanca shoqërore dhe maska duhet të vijojnë edhe për disa muaj të tjerë në vendet publike.

Nuk e shikoni që në të gjithë botën nuk po lejojnë që stadiumet e futbollit të jenë me spektatorë? Nuk e keni konstatuar që edhe në Evropën Perëndimore nuk janë hapur teatrot dhe kinematë, as koncertet masive të këngëtarëve të famshëm?

Përgjigjja e këtyre pyetjeve që është brenda tyre, na jep të drejtën të themi që edhe ne duhet të ruhemi, jo me format drastike që të godasim zhvillimin shoqëror, por me kulturë, duke iu qëndruar strikt masave të distancimit shoqëror në vende publike. Në këto momente shkenca na thotë që maskat duhen mbajtur masivisht në vendet publike dhe distanca shoqërore duhet mbajtur madje, edhe në familje, sepse të infektuarit nuk i ndalojmë dot që të dalin në qytet, mbasi nuk janë në gjendje të rëndë dhe me temperaturë, dhe gjithçka varet nga vullneti i tyre.

Sipas të dhënave që unë kam nga rrethet shkencore këtu dhe jashtë, mendimi aktual shkencor është që: në qoftë se do të tregojmë kujdes me distancë shoqërore dhe vendosjen e maskave në vendet publike, duke mos e shtuar në mënyrë drastike infektimin nga COVID-19, gjithçka do të shkojë drejt përmirësimit në funksion të vijimit të dobësimit të virusit vdekjeprurës.

Po këto qarqe ndahen në dy pikëpamje: njëra thotë që virusi COVID-19 do të bëhet krejt i parëndësishëm, si gripet e zakonshme, kurse një parti tjetër shkencëtarësh thotë që pritet që në shtator dhe tetor të kemi riforcimin sërish të virusit, si pasojë e mutacionit të tij të shpeshtë që ka bërë deri tani.

Unë jam personalisht me mendimin e grupit të parë të shkencëtarëve, por nuk mund të mos e shoh me shqetësim edhe mendimin e grupit të dytë të tyre, prandaj gjëja më e mirë është të respektojmë sistemin shkencor që na është servirur në komunikimin shoqëror; distancë shoqërore në takime, larje të duarve dhe përdorimi i maskës në qytete me popullim njerëzor dhe në vende publike.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV