Nga Mons. George Frendo: Ngjallja, “vetëflijimi”, kishat dhe sektet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/zEOrBQePU1U
Në lidhje me lajmin për të cilin është folur shumë në këto ditë, domethënë për ato dy gra që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre (madje njëra prej tyre kishte qenë vdekur për më shumë se një vit) e ndiejmë nevojë të bëjmë disa sqarime.

Besimet zyrtarisht e njohura në Shqipëri, domethënë ai Mysliman dhe ai i Krishterë, besojnë në jetën pas vdekjes dhe në ngjalljen. Por besimi ynë në ngjalljen na ngarkon me më shumë përgjegjësi rreth respektin për jetën dhe mënyrë si të jetojmë derisa jemi ende në botë. Ne besojmë se jeta është dhuratë nga Zoti, dhe, si çdo dhuratë nga Zoti, duhet të përdoret me përgjegjësi, sepse Zoti shpërblen njeriun varësisht nga si e ka përdorur këtë dhuratë, që është jeta.

Kjo do të thotë gjithashtu se asnjëri nuk ka të drejtë të vrasë një person tjetër, madje as të vetëvrasë. Vetëvrasja është mëkat. Kam lexuar shumë, këto ditët, në gazetat, fjalën “vetëflijim”. Ky është një eufemizëm krejt i gabuar. Kujt bëhet “flijim” në vetëvrasje? Sigurisht jo Zotit, i Cili i ka komunikuar jetën atij personi si dhuratë, dhe ky e ka hedhur poshtë. Kujt bëhet “flijim” pra? Familjarëve? Kam pasur raste të njoh familje brenda të cilave kanë pasur një vetëvrasje. Për sa shumë kohë kanë mbetur të tronditur, të frikësuar, të rraskapitur. Pra le të jemi të sinqertë e të flasim troç. Është absurd të quajmë vetëvrasjen “vetëflijim”.

Së fundmi dëshiroj të them se është bërë një padrejtësi me Kishën Ungjillore kur disa gazetarë kanë identifikuar sektin e Dëshmitarëve të Jehovait (e themeluar në vitin 1870 nga Charles Russell) me Kishën Ungjillore. Edhe pse këta përdorin Biblën, por e interpretojnë në mënyrë shumë të çuditshme, krejt e ndryshme nga mënyra si e kuptojnë Kishat. Dhe edhe pse përmendin Jezusin, por e interpretojnë Jezusin krejt në kundërshtim me mënyrën sesi Kisha e ka kuptuar dhe shpallur që nga koha e apostujve deri më sot.

Lexo edhe :  Paradoks

* President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gara për drejtor në RTSH/ Dy kandidatë vazhdojnë dhe tre skualifikohen

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Në mbledhjen e së...

Zgjedhjet parlamentare/ Rama prezanton Erion Braçen si përgjegjës në njësinë 5 në Tiranë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi pasditen e sotme Erion Braçen para strukturave të PS në Njësinë 5 të Tiranës. Aktiviteti u mbajt në...

Gripi i shpendëve ‘mbërrin’ në Britani/ Konfirmohet rasti i parë

Gripi i shpendëve ka mbërritur në Britaninë e Madhe me rastin e parë të konfirmuar sipas autoriteteve shëndetësore. Raportimet pohojnë se të hënën u zbulua...

PL përgatitet për zgjedhjet e 11 majit! Meta në izolim politik, ja mesazhet nga qelia

Zv presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet...

Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Aksionet e gjigantëve të teknologjisë në SHBA kanë pësuar rënie pasi një chatbot me kosto të ulët, i ndërtuar nga një firmë kineze e...

Lajme të tjera

Web TV