Gjykata e Posaçme dërgon në Kukës çështjen e 19 personave të arrestuar për kultivim kanabisi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë jashtë juridiksionit të saj 19 personat e arrestuar më 18 maj 2020, në zonën e Kukësit dhe Hasit për kultivimit e lëndëve narkotike.

Trupa gjyqësore relator Sokol Binaj, ka pranuar ankimet e Arben Tucit dhe Durim Vata e të av. Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, duke urdhëruar kthimin e akteve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar Gjykatës dërgimin e akteve Prokurorisë Kukës.

Kujtojmë këtu që te dyshuarit janë midis 19 personave te arrestuar ne 18 Maj 2020, në zonën e Kukesit dhe Hasit, në kuadër të një procedimi penal më shumë se 2-vjeçar, për kultivimin e lendes narkotike.

Pavarësisht kësaj, është vendosur që të vazhdojë seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurimit, ku në përfundim të gjykimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar...

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Lajme të tjera

Web TV