Protesta në Beograd kundër kufizimeve për shkak të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve të mërkurën që të mos marrin pjesë në tubime antiqeveritare, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, duke paralajmëruar se në spitale nuk ka më shtretër të lirë.

Mijëra veta u hodhën të martën mbrëma në protesta në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet, për shkak të situatës së përkeqësuar me COVID-19.

Të martën Serbia shënoi numrin më të lartë të vdekjeve të konfirmuara në një ditë nga koronavirusi.

Policia hodhi gaz lotsjellës mbi protestuesit e mbledhur para ndërtesës së parlamentit serb. Disa protestues arritën të hyjnë brenda ndërtesës por u nxorën jashtë nga njësitë e policisë.

Më herët presidenti Vuçiç, e cilësoi situatën në kryeqytetin serb “alarmante” dhe “kritike”, pasi spitalet janë tejmbushur.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi për 13 të vdekur dhe 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Pas heqjes së masave kufizuese ndeshjet e futbollit dhe tenisit u luajtën me tifozë. Po ashtu vendi mbajti edhe zgjedhje parlamentare në 21 qershor, me gjithë paralajmërimet e ekspertëve se mbledhjet masive pa distancim fizik mund të çonin në një valë të re infektimesh.

Presidenti tha se qeveria do të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 18 e së premtes deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Ai tha po ashtu se nuk do të lejohen tubime më me shumë se pesë veta së bashku.

Kundërshtarët thanë se qytetarët nuk duhet të paguajnë çmimin e një mbylljeje të sërishme.

Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet më masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Lexo edhe :  Spiropali në Varshavë: Shqipëria, vendi kandidat që po ecën me shpejtësi drejt integrimit

Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit, kritikuan presidentin serb se po e përdorë mbylljen për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik./VOA

Të fundit

Ngjela: PS fitore të sigurt, Berisha non grata nuk vjen dot në pushtet!

Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai është...

Parlamenti Evropian do të krijojë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri

Në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe të një momentumi të ri për zgjerimin e BE-së, zyra e re e Parlamentit në Tiranë...

“Si ke fytyrë të më rrish përballë?” Debat mes Gjestit dhe Jozit pas rikthimit të banorit

Gjesti dhe Joz Marku janë përfshirë në një tjetër debat të tensionuar në “Big Brother VIP Albania”. Në këtë përballje mes tyre, diskutimet janë përqendruar...

Shpërthen vullkani në Guatemalë, qindra qytetarë evakuuohen nga shtëpitë e tyre

Autoritetet e Guatemalës evakuuan rreth një mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit më aktiv të Amerikës Qendrore vullkanit Fuego. Banorët nxituan në strehoheshin në banesa...

Arsyet e vizitës surprizë të shefit të NATO-s në Kosovë

Nga Krenare Cubolli, REL Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, më 11...

Lajme të tjera

Web TV