Një video emocionuese ka bërë xhiron e mediave kosovare, ku shihet një infermier që punon në Kliniëkn Infektive, që kujdeset për të prekurit me koronavirus.
Bëhet fjalë për infermierin nga Skenderaj, Senad Syla, i cili përmes një videoje ka treguar për punën e madhe që bën personeli mjekësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.
Në pamje shihet se rrobat e infermierit pikojnë ujë nga puna 12 orëshe.