Propozimi i Neritan Cekës: PD të krijojë një Senat dhe ta drejtojë Sali Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas studiuesit Neritan Ceka, Partia Demokratike duhet të themelojë një senat i cili të ketë rolin e këshilluesit dhe faktorit historik në parti.

Ai deklaroi se pjesë e këtij senati të jenë figura me kontribut në PD, si Sali Berisha, Jozefina Topalli, Preç Zogaj, Arben Imami etj, ndërsa mund të drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë një interviste në emisionin “Aktualitet”, Ceka ka vlerësuar figurën e kryedemokratit, Lulzim Basha, për të cilin tha se ka kulturë perëndimore. Më tej, Ceka shtoi se Berisha duhet të distancohet nga politika aktive, ndërsa për Ramën pohoi se tashmë nuk i ka mbetur asgjë tjetër për të bërë

“Një miku im siç kam Imamin, siç është politika, sa më shumë kalon koha aq më shumë i dua. Për Berishën them se duhet të ketë një distancim. Ai ishte lojtar i ngjarjeve të mëdha. Kur flitet për borxhin, GDP-në etj, duhet një brez dhe frymë e re të gjykojnë pa vënë në diskutim aftësitë e tij. Hija e tij ndikon. PD ka nevojë për një senat të vetin, një fondacion ku të mblidhen të gjitha figurat historike, që mund të bëjnë një punë shumë të mirë edhe në promovimin e partisë.

Preç Zogaj nuk është vetëm analist por politikan i madh. Arben Imami, Jozefina Topallin nuk mund ta heqin nga ekrani. PD ka nevojë për një fondacion të cilin mund ta udhëhiqte edhe Sali Berisha. PD-në do e përkrahja. Kam pasur edhe telefonata, Basha është lider modern dhe i edukuar në demokracinë perëndimore, përtej euroskepticizmit që do i përshtatej shumë mirë urtësisë shqiptare. Ky ka vetëm fjalimet, jep idenë se ka të gjitha pushtetet. Ky nuk bën dot asgjë. Po marr kulturën, ka më rrumpallë, prish një teatër, vendos 30 milionë.”, tha Ceka.

Lexo edhe :  Gati të plasë “bomba” nga SHBA dhe SPAK në politikë/ Ngjela nxjerr të pathënat

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Lajme të tjera

Web TV