Shkarkimi i ambasadores në Greqi sjell entuziazëm tek emigrantët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media greke ka mbuluar gjerësisht vendimin e fundit të ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, për pushimin nga puna të stafit të ambasadës së Shqipërisë në Greqi.

Në titujt e lajmeve kryeson shkarkimi i ambasadores Ardiana Hobdari për  “shërbime të dobëta”. Gazeta të mëdha elektronike si “Proto Thema”,”in.gr” dhe blog diplomatik www.echedoros-a.gr/ , periskopi ballkanik etj., janë referuar në performancën e dobët dhe shërbimet thuajse jo-ekzistente për komunitetin shqiptar të ambasadores si dhe stafit plotësues të ambasadës.

Gjithashtu, media greke referohet edhe në çështjen e 100 pasaportave të humbura në zonën Thiseo, Athinë, nga makina e ish-konsullit të Janinës, duke supozuar se kjo ngjarje ka luajtur një rol në vendimin e ashpër të ditës së djeshme.

Lidhur me këtë rast, një vit më parë ndaj diplomates shqiptare është dhënë edhe masë disiplinore nga qeveria shqiptare dhe më pas nisja e hetimeve nga Prokuroria pas skandalit të humbjes së pasaportave të emigrantëve shqiptarë në Greqi në mars të vitit të shkuar.

Por pa hum,bur fare kohë, pas këtyre ndryshimeve të fundit qeveria propozoi që ambasadën tonë në Athinë ta drejtojë Luela Hajdaragaj.

Emri i saj ndodhet mbi tavolinën e Presidentit Ilir Meta, i cili duhet të shprehet me dekret nëse i plotëson kriteret apo jo për të përfaqësuar Shqipërinë në shtetin Helen, edhe pse zonja Hajdaragaj nuk ka eksperiencë si diplomate.

Luela Hajdaragaj, vajza e ish-ministrit të jashtëm Luan Hajdargaj, ka qenë në detyrën e koordinatores së Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Hajdaraga ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për psikologji dhe është diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare në universitetin e New York Empire State Collage.

Lexo edhe :  Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Në CV e saj rezulton e se Hajdaraga ka punuar si menaxhere marketing në Uashington, më pas si ndihmës pedagoge, menaxhere, ndërsa kur u kthye në Shqipëri ajo ka qenë menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, më pas në disa kompani private si dhe së fundmi do të mbajë postin si ambasadore shqiptare në Greqi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky...

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e...

Martesa në kohën e emigracionit, një sport ekstrem i rrezikshëm 

Nga Leonard Veizi Të martohesh në Shqipëri, duket se po kthehet në një sport ekstrem, një sfidë që vetëm më të guximshmit dhe më të...

Zelenskyy zbret në Uashington, Trump: Hiq dorë nga Krimea dhe NATO

Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me Donald Trump në Uashington për të hartuar një marrëveshje paqeje mes frikës se presidenti amerikan...

Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa...

Lajme të tjera

Web TV