LAJM I FUNDIT/ Shtohen 82 raste të reja me virus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus plot 82 raste të reja.

Këto raste janë konfirmuar 30 në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Bulqizë, Krujë dhe Malësi e Madhe.

Gjatë përditësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se vijon të rritet numri i personave të shtruar në Spitalin Infektiv.

Aktualisht atje janë duke u trajtuar 84 persona, nga të cilët 11 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar në gjendje të rëndë.ka.ta/Fjala.al/

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, rritet numri i pacientëve në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon qytetarëve të tregojnë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancëm, përdorni maskën në ambientet e mbyllura dhe mbani higjienën personale dhe kolektive

Mirela Cami

Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Lexo edhe :  KOLONA E DYTË E PENSIONEVE: SI PËRFITOJNË QYTETARËT?

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;

Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093

Raste pozitive 3188

Raste të shëruara 1832

Raste Aktive 1273

Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 509

Durrës 215

Shkodër 173

Vlorë 116

Lezhë 64

Fier 41

Elbasan 33

Korçë 32

Kukës 32

Berat 24

Gjirokastër 17

Dibër 17

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/284284812818780/

Të fundit

Cili do të jetë skenari i protestës nesër? Berisha tenton të tregojë forcën në bulevard

Edhe pse i gjithë fokusi është përqendruar te zgjedhjet e 11 majit, PD duket se vijon me protestat. Sali Berisha...

Diaspora socialistët në gjuetinë e 84 votave! Peleshi: Nuk do pranojë kushtin e Berishës

Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja...

“Vetën shan, ofendon e ulëret gjithë kohës”/Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës

Egli dhe Valbona vazhdojnë debatet me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli e kritikoi se e bezdis gjatë gjithë kohë, ndërsa Valbona...

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë se Shqipëria ende nuk është...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV