Miqësorja e yjeve, legjendat vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yjet e futbollit të Shqipërisë, Greqisë, Italisë e Turqisë kanë vizituar ditën e sotme banorët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Sot në orën 18:00 këto skuadrat kombëtare të legjendave të futbollit të këtyre katër shteteve do të luajnë në stadiumin “Air Albania”, ku të gjitha paratë që do grumbullohen do i jepen këtyre banorëve.

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” është motoja e përdorur për takimet që do të zhvillohen ditën e sotme.

Disa nga legjendat shqiptare që do marrin pjesë në këtë aktivitet janë: Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj, Tare.

Ndërsa, nga Italia, Turqia e Greqia emrat janë: Zambrota, Di Baxhio, Altintop, Ersoj, Karan, Shanli, Rushtu apo edhe Karagunis e Gekas.

Futbollistët kanë vizituar sot zonën e Bubqit dhe atë të Thumanës ku kanë takuar banorë të shumtë dhe midis tyre dashamirës të këtij sporti./Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Lajme të tjera

Web TV