U dënua me 1 vit burg/ Salianji: Gjyq i montuar. Do e çoj në Strasburg!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila e dënoi atë me 1 vit burg për çështjen ‘Babalja’.

Salianji i cili akuzohet për ‘Kallëzim të rremë’ deklaroi se ky vendim nuk e tremb. Ndërsa shtoi se gjyqi ishte i montuar nga gjykatës dhe prokurorë që sipas tij i kanë shërbyer bandës së Lushnjës.

Siç ishte e pritshme, pasi e kemi deklaruar prek kohësh. Një pretencë e shkruar dhe vendimmarrje e shkruar, pa bazuar në prova dhe fakte e ligj. E bazuar në dëshirën politike të kryeministrit. As për sy e faqe nuk priti për të marrë kohën për provat që dorëzuam ne. U abuzua në prova dhe fakte. Në ambicien politike të gjyqtarit dhe anëtarëve të Bandës së Lushnjës, famëkeq në lidhje me vendimin që ka dhënë për lirimin e tyre dhe famëkeq për vendimin e sotëm që i shërben vetëm rrugës së tij politike për t’u futur në PS. Ka disa shkelje të qarta që e bënë këtë vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më parë. Po ky gjyqtar në një çështje timen me një përfaqësues të PS është tërhequr për faktin se ishte në konflikt interesi. Nuk ka mafie, llucë, as qelbësira që më ndalin dot dhe s’më izolojnë. Kanë tërhequr në një llum dhe llucë të vogël edhe disa prokurorë dhe disa gjyqtarë që i kanë të partisë së vetë për t’i shërbyer mafias. Kjo nuk më tremb, por më bën modestish, më të fortë, pasi jam unë që jam në nja 50 procese gjyqësore me përfaqësues të PS”, tha Salianji.

Ai paralajmëroi gjithashtu do ta dërgojë atë në Strasburg.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria

Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie iu shërben mafies. Jam i privilegjuar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s’më tremb aspak ky lloj dënimi. Ky nuk është kërcënim për burgosje. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgut. Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre”, tha Salianji.

Të fundit

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës takohen në Moskë javën e ardhshme

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës kanë planifikuar të diskutojnë luftën në Ukrainë në një takim javën e...

Takimi në Kretë/ Balla: Nesër bëhen bashkë të gjithë shqiptarët pa asnjë dallim

Balla deklaroi se në takimin e nesërm në Kretë, do të bëhen bashkë të gjitha shqiptarët pa dallim partiak. Ai gjithashtu bëri të ditur...

Adrian Mutu: Mund të kisha fituar ‘Topin e Artë’, më pengoi kokaina

Me kalimin e Jose Mourinhos në stol te Chelsea statusi i tij ndryshoi dhe gjithçka kulmoi në tetor 2004, kur Mutu rezultoi pozitiv për kokainë. Ish-futbollisti...

Tërmeti në Myanmar, burime nga Ministria e Jashtme: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin dhe lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Tajlandë e Kinën Juperëndimore. Burime nga Ministria...

Konflikt mes dy personave në Kamëz, qëllohet me armë zjarri. Një i plagosur

Një person dysohet të ketë mbetur i plagosur me armë zjarri në Kamëz. Mësohet se dy persona, ende të paidentifikuar janë përfshirë në një koflikt,...

Lajme të tjera

Web TV