A po bëhet Holanda një narko-shtet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A po bëhet Holanda një narko-shtet? Kjo është që gre gjigandi mediatik BBC. Pyetja e BBC-së nis me rrëfimin e kryetarit të sindikatës më të madhe policore në Holandë, Jan Struijs.

“Ne kemi padyshim karakteristikat e një narko shteti”, thotë ai. “ Sigurisht, nuk jemi Meksika. Nuk kemi 14.400 vrasje. Por nëse shikoni infrastrukturën, paratë e mëdha të fituara nga krimi i organizuar, ekonominë paralele. Po, ne kemi një narkos-shtet”.

Fjalët e tij jehojnë në një shoqëri që është tronditur nga një vrasje e cila shkoi përtej “flluskës së jetës së nëndheshme kriminale”. Plumbat që i morën jetën të Derk Ëiersum shkatërruan një konceptim të gabuar, që këtu është gati i pazakontë, thotë BBC: atë që kartelet e drogës vetëm vrasin vetëm “të vetët”.

44 vjecari, baba i dy fëmijëve u qëllua për vdekje përpara gruas së tij pranë shtëpisë së tyre në Amsterdam në muajin shtator. Ëiersum ishte avokat i një dëshmitari të prokurorisë Nabil B, i cili ishte kthyer në person kyç të cështjes kundër dy prej të dyshuarve më të kërkuar të Holandës.

“Vrasja e tij në mes të ditës, në një lagjë tejet të qetë, u pa si sulm ndaj shoqërisë civile, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo u bë që të na frikësonte të gjithëve”, paralajmëroi prokurori publik Fred Ëesterbeke.

“Por ne duhet të vazhdojmë të përdorim dëshmitarët kryesorë përndryshe nuk do të bëjmë dot përpara”, shtoi ai.

Një listë e gjatë incidentesh është dëshmi e brutalitetit të përshkallëzuar.

Dy djem të rinj u vranë pak kohë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me kallashnikov, që i bëri shoshë me plumba edhe muret pranë tyre; një nënë u vra para fëmijëve të saj; një kokë e prerë u gjet përpara një kafeneje; vrasja e vëllait të një dëshmitari kyç, Reduan B, dhe vrasja e juristit Ëiersum.

Lexo edhe :  Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Ka nisur të dëgjohet gjithmonë e më shumë përkufizimi “Mocro Mafia”, thotë BBC, që është gjuhë e rrugës: të rinjtë marokenë e thërrasin njëri tjetrin “Mocro”.

Megjithatë nuk janë vetëm marokentët të përfshirë në këtë valë krimi; ka dhe të rinj të rritur në zona të Amstersdamit, ku turistët nuk shkojnë kurrë, vazhdon shkrimi. Edhe përpara vrasjes së Ëiersum, një raport i kryebashkiakut të Amsterdamit në muajin gusht e përshkruante kryeqytetin holandez si “ parajsën e kriminelëve të drogës”.

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV