“Babalja”/ Avokati i Agron Xhafajt tregon si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, thotë se “Babalja” është një inskenim mediatik.

Ardian Visha shprehet se zëri i klientit të tij, Agron Xhafaj nuk është askund. Ndërsa shton se e gjitha është një inskenim mediatik për të goditur politikisht Fatmir Xhafajn.

Kushdo që u ndërmor me këtë çështje që ka fakt të paqenë, është dënuar. Padyshim që çdo ndëshkim ka vlerën e tij edukuese. Ky proces na shërben që në luftën politike, gjithçka duhet të jetë e drejtë. Nuk duhet që të kemi përpjekje jo të moralshme për të luftuar kundërshtarin politik. Faktet në këtë proces janë të trilluara. Vlerësimi ynë ndaj vendimit ka të bëjë me certifikimin e shqetësimit tonë, për krijimin e të gjithë asaj që u quajt përgjimi “Babale”.

Nuk ka një fakt të madh, por ka disa fakte, ka disa interpretime të karakterit profesional që na çon në faktin se kemi të bëjmë me falsitet. Zëri nuk është i Agron Xhafajt. Zëri, pra është provuar se nuk është i të akuzuarit në këtë përgjim. Ne kemi përdorur mjetin tonë të ligjshëm, që është kallëzimi. Montazhi i shitur mediatikisht është shitur në dy pjesë.

Në pjesën e parë shfaqet Babalja dhe nuk jepet zëri i Agron Xhafaj. Geroni i ka kthyer përgjigje mohuese Alfred Veliut. Agron Xhafaj nuk jep aspak zërin e tij. Në pjesën e parë është zëri i Babales. Kjo bisedë është e vërtetë te pjesa e pretenduar për Albert Veliun, por jo për Agron Xhafajn”, tha Visha për Real Story.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV