Parashikimi i fatit, Horoskopi për ditën e enjte 19 dhjetor 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Horoskopi i ditës së enjte 19 dhjetor 2019 di të sjellë për ju mjaftë të reja në atë çka yjet kanë vendosur për fatin tuaj sot. Sipas parashikimeve të astrologëve, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje, ne sjellim sot këtë renditje të shenjave.

Dashi

Pritet një ditë e mbarë për sa i përket marrëdhënieve sentimentale. Përpiquni të mos përfshiheni në polemika të kota dhe kështu do të përfitoni rezultate pozitive. Në punë mund të përballeni me pakënaqësi, por ruani qetësinë dhe sepse kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.

Demi

Mund të keni disa grindje të vogla me partnerin tuaj. Këshillohet të mos i kushtoni rëndësi dhe të mos i komplikoni gjërat. Për sa i përket anës profesionale dhe financiare sot mund tëjtë dita juaj me fat prandaj mundohuni të përfitoni.

Binjakët

Parashikohet një ditë energjike dhe pozitive, dhe do të keni dëshirë për të qenë në situata të reja. Ana sentimentale do të jetë përmirësuar dukshëm, sidomos për çiftet e reja.

Gaforrja

Reflektoni me kujdes për kontratat që mund të firmosni sot ose për marrëveshjet që do të diskutoni. Nëse keni mundësi shtyjini për disa ditë derisa yjet të jenë ën favorin tuaj. Mos u nxitoni edhe për dashurinë.

Luani

Përsa i përket anës profesionale, pritet një ditë mjaft e mbarë. Mund të keni oferta të reja për punësim ose zhvillimi që i prisnit prej kohës të cilat do t’ju sjellin mjaft kënaqësi. Pavarësisht sukseseve që mund të keni në punë mos lini pas dore ndenjat.

Virgjëresha

Kjo0 e enjte pritet të jetë një ditë mjaft produktive si nga ana profesionale dhe ajo sentimentale. Sot mund të gjeni zgjidhje për disa problem që kanë kohë që ju “shqetësojnë”.  Përderisa yjet janë në anën tuaj, mos hezitoni të shijoni diçka të bukur sentimentalisht.

Lexo edhe :  Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Peshorja

Për të lindurit nën këtë shenjë, kjo e enjte pritet të jetë pozitive. Vlerësoni gjërat që mund të vijnë dhe do të ndjeni rezultatet.

Akrepi

Situatat pozitive do të varen prej jush,prandaj vlerësojini me kujdes njerëzit që ju rrethojnë dhe kontaktet e reja. Dashuria ndodhet në situatë të favorshme, prandaj shmangi konfliktet e kota.

Shigjetari

Rikuperimi do të jetë i ndjeshëm në raport me ditët e kaluara, sidomos në dashuri. Kujdes me sjelljen tuaj, mundohuni që të rigjeni qetësinë e brendshme. Venusi do të ketë një ndikim të favorshëm, sa i takon takimeve anës sentimentale.

Bricjapi

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe nën ritmin e duhur dhe gjatë saj mund të ketë debate dhe tensione. Mundohuni që të kontrolloni veten dhe të shmangni mërzinë

Ujori

Nëse duhet të sqaroni një çështje, sidomos në dashuri, bëjeni sot dhe mos i shtyni diskutimet për në fundjavë. Kjo e enjte do të jetë më e mirë, madje intriguese sa i takon dashurisë.

Peshqit

Dita do të jetë mjaft pozitive në raport me ato të mëparshmet. Do të merrni disa përgjigje të cilat po prisnit, sa i takon punës. Këto projekte mund të marrin jetë brenda muajit tjetër./Fjala.al/

Të fundit

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Lajme të tjera

Web TV