Zgjidhet kreu i SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin sot kandidatin për kreun e SPAK-ut. Arben Kraja ka qene ai që është zgjedhur ne krye të SPAK.

Burimet zyrtare pranë KLP thanë se Kraja ka pasur dosjen e Bazaj nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ.  Anëtaret japin mendimin e tyre nëse anëtari i KLP Tartar Bazaj është apo jo në konflikt interesi. Balla dhe Ibrahimi besojnë se ka një konflikt interesi në dukje i Bazaj. Krahas kësaj mënyre votimi, KLP ka vendosur një sistem pikëzimi me 7 kritere për secili kandidat, mënyrë e përdorur edhe në përzgjedhjes se Prok të Përgjithshem. Anëtaret plotesojne nje formular sipas metodologjisë së pikëzimit për secilin kandidat. Do të hidhet në votim secili kandidat sipas rendit alfabetik. Fituesi duhet të ketë 6 vota pro. Ne funksion te vendimarrjes, kryetari voton i fundit. Dumani votohet me 4 vota nga Bazaj, Dollapi, Cani dhe Esmeralda Cani. Anëtaret të cilët votuan pro shpjegojnë pse e kane votuar Altin Dumani. Për Arben Kraja votuan pro 6 anëtare Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla. Nëse kandidatët dalin barazim me vota , vota e kreut të KLP, Ibrahimi llogaritet për dy.

Mbledhja plenare e KLP ka nisur me deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së, të deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP një kërkesë ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues SPAK për shkak të konfliktit të interesit.

Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ka qenë një nga tre kandidatët për të marrë drejtimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dy kandidatë të tjerë, Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, dhe Edvin Kondilli, prokuror në prokurorinë e Krimeve të Rënda u intervistuan gjithashtu nga KLP./fjala.al/

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV