Balla: Shpifësit sulmojnë paketën “anti-shpifje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit ka deklaruar se maxhoranca do ta rivotojë sërisht paketën e ligjeve “anti-shpifje”. Sipas Ballës, miratimi i paketës anti-shpifje pritet të kthehet mbrapsht nga kreu i shtetit Ilir Meta, pasi sipas tij, ai mori urdhër nga Lulzim Basha.

Kreu i grupit parlamentar, Balla, tha se ligjet e miratuara nga maxhoranca janë të njehsuara me OSBE dhe BE-në, ndaj ai tha se nuk kanë si qëllim të censurojnë median.

“Ligji kundër shpifjes është luftuar vetëm me shpifjen. Ligji kundër abuzimit në dëm të cilësisë së lartë në dëm të fjalës dhe lirisë së fjalës është luftuar me shpifje. Ne sot kemi një ligj kundër shpifjes, kemi një kuadër ligjor fillestar kundër shpifjes, që puna e gazetarëve të mos baltoset nga puna e ndonjë kolegu të mos abuzohet. Ka plot media që ruajnë korrektësi, por ka edhe ndonjë media kryesisht përmes internetit të cilët abuzojnë duke zëvendësuar atë me shpifje.

Shpifja duhet luftuar, BE kanë marrë një sërë masash për të luftuar atë që quhet dezinformim. Të dyja ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, janë 100 % të njehsuara nga OSBE, dhe dua gjithashtu t’u sqaroj që edhe pse në të gjitha pritshmëritë tona, Presidenti i Republikës do ta kthejë atë mbrapsht, sepse edhe Lulzim Basha i dha urdhër Presidentit që ta kthejë atë mbrapsht, por ne në 20 janar do ta rivotojmë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ai./Fjala.al

Të fundit

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Lajme të tjera

Web TV