Protesta kundër Vuçiç/ Aktivistët e ‘Vetëvendosjes’  përplasen me policinë

Aktivistët e Vetëvendosjes janë përplasur me policinë gjatë protestës kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç.

Ata kanë kërkuar largimin e presidentit serb dhe shpalljen e tij non-grata, pasi sipas tyre, ai po fyen viktimat e luftës në Kosovës dhe se ai është thjesht pasardhës i Millosheviçit.

Me këtë që po bën Rama sipas protestuesve, po i jep detin Serbisë, duke e nxjerrë atë në Adriatik përmes rrugës që prodhon minishengeni ballkanik.

Aktivistët janë shtyrë me forcat e policisë pasi kanë tentuar të kalojnë perimetrin e sigurisë. Ata kanë thirrur në kor largimin e Vuçiçit dhe se shumë shpejt ai do të marrë atë që meriton.