Kujdes, nëse i përket kësaj shenje mos u lidh me të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni ndërmend të krijoni një lidhje dashurie bëni mirë të merrni parasysh shenjën e horoskopit të partnerit. Nëse nuk e merrni parasysh ose nëse nuk besoni në horoskop akoma me mirë.

Sipas astrologëve, ekzistojnë dy çifte në horoskop të cilët nuk mund të rezistojnë dot gjatë bashkë dhe mund të përfundojnë duke kafshuar njëri-tjetrin. Për krijimin e një lidhje të shëndoshë duhet të shmangni këto lloj kombinimesh në fushën e dashurisë.

Ujori dhe Gaforrja

Nëse sapo keni njohur djalin e ëndrrave, atë që keni dashur gjithmonë, por që ‘’fatkeqësisht’’ është Gaforre, mos e lini veten të përfshiheni nga emocionet dhe entuziazmi, pasi me shumë gjasa raporti juaj nuk do të funksionojë.

Ujori e do shumë lirinë dhe pavarësinë e tij, kurse Gaforrja nga ana tjetër ka tendencën të jetë kërkuese.

Jo vetëm kaq, në përgjithësi Gaforret kërkojnë shumë dashuri, kujdes dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes. Sa keq që Ujori, një egoist i pandreqshëm, nuk mund t’u ofrojë këto gjëra.

Shigjetari dhe Dashi

Mos guxoni ‘’kurrë’’ të bashkoni një Dash dhe Shigjetar pasi gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Është pak e besueshme që këto dy shenja të horoskopit të jenë të lumtur bashkë, përkundrazi shumë shpejt ato fillojnë të pengojnë njëra-tjetrën.

Shigjetari është një shenjë që i do shumë sprovat dhe aventurat, i pëlqen të luajë me rrezikun dhe të sfidojë gjithmonë veten, si dhe lodhet shpejt nga një lidhje dashurie.

Dashi nga ana tjetër është shenjë që qëndron me këmbë në tokë, dashuron gjestet romantike dhe kërkon një marrëdhënie të vërtetë, jo thjesht sa për të kaluar kohën.

Lexo edhe :  10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

/Fajal.al

Të fundit

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Lajme të tjera

Web TV