Princeshë Elia promovon librin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princeshë Elia pëlqen të jetë gjithmonë pranë njerëzve. Me fisnikërinë dhe modestinë e saj, ajo nuk i largohet artit. E kemi parë si aktore dhe tani do ta shohim përsëri si autore.

Elia Zaharia Zogu promovon librit të saj në qytetin e Vlorës. ‘Trëndafili i Bardhë’ është një libër plot me kujtime nga vetë Elia, detaje që i ka  marrë nga bashkëshorti i saj Princ Leka dhe do të jetë po ashtu me ilustrime të ndryshme.

Ka qenë shkrimtari dhe drejtori bibliotekës së Vlorës ai që na bën me dije me një postim në faqen e tij në Fb. Ai shkruan: “Ftesë”

Të shtunën ora 11.00 në Bibliotekën Publike “Shefqet Musaraj” ,Vlorë, autorja Elia Zaharia Zogu promovon librin e saj, “Trëndafili i bardhë”.

Libri “Trëndafili i bardhë” është një përrallë e shkruar nga një princeshë si Elia Zaharia Zogu. Një përrallë nga ato që tregohen gjatë netëve të gjata të dimrit dhe pikërisht nesër në datën 21 Dhjetor është solstici i dimrit, ku nata është më e gjata e vitit.

Gjatë promovimit të këtij libri fëmijët e pranishëm, por edhe të tjerët do ti drejtojnë pyetje autores dhe do të kenë kënaqësinë të marrin autografin e saj kur të blejnë librin “Trëndafili i bardhë”.

Sapo komunikova me princeshën dhe ajo mes emocionesh më tha se, mezi po pret të vijë në Vlorë.

Ftohen të marrin pjesë shkrimtarët e qytetit dhe nxënës të shkollave dhe prindër të tyre, të rinj e të reja. /Fjala.al/

Enkelejda Fishekaj

 

Të fundit

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV