Aktorja e njohur shqiptare e skenës shqiptare Luiza Xhuvani i rikthehet jetës publike, që pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Gjergj Xhuvani.
Ajo është shfaqur në skenë në një mbrëmje poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën.
Luiza Xhuvani ishte e pranishme në mbrëmjen gala, të çmimeve “Kult”, e veshur në të zeza dhe e zhytur thellë në mendime.Xhuvani është fotografuar nga “Panorama Plus” duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që mbahej show i ndarjes së çmimeve.
“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që riktheu në skenë në fillim të nëntorit Luiza Xhuvanin, krah mjeshtrit të skenës Ndriçim Xhepa.
Lirika e dashurisë së Rumit, që mishëronte njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, erdhi në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.