Java e 17-të e Superiores, skuadrat që rrezikojnë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë Superiore, e cila është java e parafundit për këtë vit e kampionatit më të madh të futbollit në Shqipëri.

Në orën 13:00 do të luhen tre ndeshjet e para të kësaj kategori Bylis-Luftëtari, Laç-Tirana dhe Flamurtari-Teuta, ndërsa në orën 16:00 do të mbahet në kryeqytet takimi Partizani-Vllaznia dhe në Kukës takimi Skënderbeu-Kukësi.

Takimi Kukësi-Skëndërbeu shihet si një ndeshje favorizuese për Verilindorët, të cilët mbajnë vendin e parë, por nga ana tjerët sfidë shumë e vështirë për korçarët e vendit të tetë.

Flamurtarit nga ana tjetër i duhet me çdo kusht që të fitojë ndaj durrësakëve që të mund të largohet nga vendi  i fundit i kategorisë, pas kaq shumë kohësh humbjesh ku më e fundit është ajo me Tiranën, ku u mundën me rezultatin 2-0.

Bylisi i vendit të dytë do të tentojë të forcojë akoma më shumë pozitat e tij dhe do e ndihmonte shumë humbja e Kukësit për të marrë kreun. Ndërsa Luftëtarit i duhet fitorja në ndeshjen me këtë skuadër për t’i shpëtuar zonës së rrezikut.

Takimi i fundit i orës 13:00 është ai midis Laçi dhe Tiranës, ku laçianët do mundohen për një rikuperim pas humbjes me Bylisin, ndërsa kryeqytetasit nga ana e tyre do të tentojnë të mbajnë ritmin e fitores pas rezultatit 2-1 në derbin me Partizanin dhe atë ndaj Flamurtarit të javës së kaluar ku arritën të merrni rezultatin 2-0.

Takimi i orës 16:00, ai midis Partizanit dhe Vllaznisë nga ana tjetër është një ndeshje me shumë interes, “Demat” do mundohen të rimarrin veten pas dy humbjeve të njëpasnjëshme e të luftojnë për të mbajtur titullin kampion, që u arrit të merrej pas shumë vitesh, më saktë që prej viti 1993.

Lexo edhe :  Legjionari kuqezi Mario Mitaj shpallet kampion me Al Ittihad

Ndërsa, Vllaznia e Shkodrës është në përpjekje për të mos u bërë pjesë e zonës së rrezikut dhe fitorja e kësaj ndeshjeje do ishte shumë e rëndësishme për ta./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV