Kampionati/ Kukësi barazon me Skënderbeun por merr kryesimin e Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësi ka marë sot vetëm një barazim në ndeshjen kundër korçarëve, por kjo i ka dhënë atij kryesimin e kampionatit. Kuksianët nuk shkuan më shumë se rezultati 1-1 ndaj Skënderbeut, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Një përballje kjo tepër luftarake, ku nuk kanë munguar rastet e shumta të shënimit, si dhe kartonët e kuq. Korçarët e Ilir Dajës, kaluan të parët në avantazh me anë të kapitenit Bruno Dita, i cili realizoi në minutën e 32-të me kokë, ndërkohë që kryesuesit e kampionatit barazuan shifrat vetëm në minutën e 58-të, me anë të mesfushorit Rroca.

Goli i pësuar në pjesën e parë zgjoi Kukësin që nuk u pajtua me rezultatin. Kryesuesit e Superligës provuan me të gjitha mënyrat të gjenin rrjetën. Në të 38-ën, goditja e Gavazaj u devijua në momentin e fundit, ndërsa më pas Koliçi i mohon Shkurtaj një gol të sigurtë. ]

Në shtesën e pjesës së parë Ethemi gjen rrugën e rrjetës, por goli i tij anulohet nga kryesori Jorgji. Të kota protestat e vendasve, ndërsa epërsia e Skënderbeut në pjesën e parë nuk ndryshon.

Pas pushimit, presioni i Kukësit merr të tjera doza dhe pas shumë përpjekjesh, goli i barazimit do të vinte në minutën e 59-të me Rrocën.

Skënderbeu u detyrua të luante gati 30 minuta me 1 lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të mesfushorit Asion Daja. Me barazimin e sotëm, Kukësi kryeson kampionatin me 31 pikë, duke u shpallur kampion dimri.

Ndërkohë, korçarët janë ngjitur në kuotën e 21 pikëve, duke mbajtur vendin e 8-të në klasifikim./Fjala.al/

 

Të fundit

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin...

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në...

Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim aktori Vis Pupa. Bashkëshortja në gjyq

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për...

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

Lajme të tjera

Web TV