Moti i keq gjunjëzon vendin, 5 mijë pasagjerë ‘peng’ tragetesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlora Durrësi dhe Saranda janë përfshirë nga stuhi shiu. Për pasojë nuk lejohet dalja në det e peshkarexhave. Po ashtu as e trageteve. Është pezulluar linja Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas ndërkohë që edhe Bari-Durrës nuk është bërë ende nisja.

Në fakt prej më shumë se 24 orëve është folur për kushte të pafavorshme udhëtimi. Trageti i linjës Brindizi-Vlorë rrezikoi jo pak. Ishin rreth 150 pasagjerë të cilët qëndruan në det plot 14 orë duke shfaqur ankth dhe panik për gjendjen në të cilën ndodheshin.

Autoritete e IGJUM kanë treguar se gjendja e motit do të jetë e tillë deri të hënë pasdite, kohë kur do të nisë edhe të dobësohet.

Sipas të dhënave që vijnë nga Durrësi bëhet me dije se për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin. Është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00.

Sipas të dhënave mendohet se janë të paktën 5 mijë shqiptarë të cilët kanë vendosur të kthehen në pesë tragete që janë të gatshëm për tu nisur. Sipas informacioneve që vijnë nga burimet jozyrtare mësohet se në fakt shkak iu vonesave nuk është moti por problemet e kompanive.

Janë një numër shumë i madh pasagjerësh që vijojnë të presin në Bari dhe Ancona, ndërkohë që autoritetet vijojnë t`ia lënë fajin motit të keq.

Ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime këtë fundvit.

Deti regjistron forcën 8 ballë të shkallës ‘Boufort’ dhe nesër situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash, ndërsa deti do të ketë forcën 7 ballë përgjatë gjithë ditës .

Lexo edhe :  Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit. /Fjala.al/

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV