Humbi Superkupën e Italisë, Ronaldo rëndë pas 12 fitoreve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme është luajtur ndeshja për Superkupën e Italisë ku ekipi i Lazios arriti që të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj atij të Juventus.

“Zonja e Vjetër” nuk ka humbur asnjë takim përveç atyre me ekipin e të “Kaltërve”, të cilët i kanë fituar të dyja takimet e këtij viti me kampionët e Serisë A.

Për yllin portugez të Juventus, Crisëtiano Ronaldon kjo është humbja e parë e një kupe pas 12 finaleve të fituara radhazi.

Finalja e fundit e humbur nga Ronaldo ka qenë ajo e vitit 2014, por që nga ajo periudhë portugezi ka qenë protagonist në fitoren e  tre Liga Kampionësh, tre Botërore Klubesh, dy Superkupa Europe, një Superkupë në Spanjë, një Supërkupë në Itali dhe Europianin e Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Mbrëmja e djeshme ishte një zhgënjim shumë i madh për Cristiano Ronaldon, gjë që u vu re në momentin e marrjes së medaljes së vendit të dytë, të cilën ai e hoqi menjëherë duke e refuzuar atë pozicion brenda vetes.

Megjithatë, Lazio arriti që të shfaqte një formë shumë të mirë në takimin e mbrëmshëm dhe Superkupa Italisë dukej më shumë se e merituar./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV