Doni të fitoni Green Card në SHBA, ja sugjerimet e avokatit Both

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse doni të kuptoni qartë se si mund të aplikoni për Green Card duhet të lexoni më vëmendje këto raste. Janë persona që iu kanë drejtuar avokatit Kieran Both për të marrë udhëzime.

Ai jo vetëm që jep përgjigje për gjithë procedurën por madje tregon edhe çfarë dokumentesh iu duhen aplikuesve. Martesa e saktë, lehtësisht e verifikueshme është një rast i mirë për t`u pajisur me Green Card. Sjellim disa prej rasteve tipike dhe gjithë mekanizmin që duhet të ndiqet për të hyrë në SHBA.

 Kam një djalë 19 vjeçar që ka lindur këtu në SHBA. Është e mundur që ai të bëjë menjëherë lutje për bashkim familjar me mua apo duhet të presim derisa të mbushë 21 vjeç?

 Ish-gruaja ime paraqiti një lutje për bashkim familjar para shumë vitesh, por u ndamë përpara se të shkonim për intervistë dhe lutja nuk u aprovua nga shërbimi i emigracionit. Vajza sapo ka filluar studimet e larta në New York. Kam 20 vjet që pres të kem një status të ligjshëm nga emigracioni.

Fatkeqësisht do t’ju duhet të prisni edhe pak. Vetëm nënshtetasit amerikanë 21 vjeç e lart mund të paraqesin formularë për bashkim familjar (I-130) për prindërit e tyre. Nënshtetasit amerikanë nuk mund të paraqesin formularë I-130 për gjyshërit, nipat, mbesat, xhaxhallarët, dajat, tezet, hallat, kushërinjtë, vjehrrin apo vjehrrën.

Bashkëshorti im sapo është bërë nënshtetas amerikan. Mund ta bëj intervistën për Green Card në Amerikë?

Para dy vjetësh, kur kishte Green Card, ai paraqiti një peticion për bashkim familjar me mua. Kam ardhur në SHBA me vizë turistike, por statusi më skadoi pasi u martuam. /DD/Camden, NJ.

Po. Bashkëshorti juaj mund të kërkojë për bashkim familjar. Ju figuroni tashmë si bashkëshorte e një nënshtetasi amerikan.  Kjo nënkupton që do të përfshiheni në kategorinë e “të afërmve të drejtpërdrejtë të një nënshtetasi amerikan”.

Me të drejtën për t’u intervistuar në SHBA pavarësisht se keni qëndruar përtej afatit të vizës. Gjithashtu nuk ju duhet më të paguani tarifat që kërkon qendra kombëtare e vizave pranë Departamentit të Shtetit (NVC-ja). Nëse ju vijnë letra apo e-mail që kërkojnë këtë gjë, duhet t’u shkruani dhe t’u thoni që keni në plan të bëni kërkesë për Green Card në SHBA.

Gjithashtu duhet të paraqisni formularin për kërkesë për Green Card I-485, dokumentet në mbështetje të kësaj kërkese së bashku me tarifat përkatëse si dhe njoftimin nga Shërbimi i Emigracionit (USCIS) që lutja për bashkim familjar I-130 ju është aprovuar.

Bashkëshorti juaj duhet të paraqesë gjithashtu bashkë me formularin I-485, një kopje të certifikatës së natyralizimit. Shpresat janë që datën e intervistës do t’jua caktojnë brenda vitit.

Lexo edhe :  Sa fiton Donald Trump si President?

Unë dhe gruaja jemi së bashku si çift që prej 5 vjetësh. Për shkak të punëve që bëjmë kemi jetuar të ndarë, por e vizitojmë shpesh njëri-tjetrin. Më në fund jemi martuar dhe dua të sponsorizoj kërkesën për Green Card për të. Ajo ka ardhur në SHBA me vizë. Ku duhet të aplikojmë? Vazhdojmë të jetojmë të ndarë gjatë kohës që punojmë./BD/New York, NY

Gruaja juaj ka të drejtë të aplikojë për Green Card, sepse ka hyrë në mënyrë të ligjshme në SHBA. Ajo duhet të paraqesë formularin I-485 së bashku me peticionin I-130 të paraqitur prej jush.

Këto dokumente i duhen dërguar USCIS Chicago Lockbox. Për dërgimin nëpërmjet shërbimit postar të SHBA-së (USPS), adresa është: USCIS, P.O. Box 805887, Chicago, IL 60680-4120.

Për dërgim nëpërmjet FedEx-it, UPS-it, dhe DHL-it adresa është: USCIS, FBAS, 131 South Dearborn, 3rd Floor, Chicago, IL 60603-5517.

Në seksionin 4, faqe 8, pyetjet 60 dhe 61 duhet të tregoni qytetin ku jeton gruaja dhe zyrën e USCIS-it ku ajo do të bëjë kërkesë për Green Card. USCIS do të kërkojë që të jeni bashkë në intervistë.

USCIS mund ta aprovojë peticionin I-130 edhe pse bashkëshortët jetojnë veç e veç, sa kohë që çifti mund të vërtetojë që martesa mes tyre është bona fide (domethënë e përmbush parimin e mirëbesimit).

Përkufizohet si martesë ‘bona fide’ ajo martesë që është ligjërisht e vlefshme, domethënë që  bashkëshortëve u është lejuar ligjërisht të martohen, sepse kanë arritur moshën për martesë, sepse mes tyre nuk ekzistojnë lidhje të ndaluara nga martesat e mëparshme!

Një martesë ‘bona fide’ është ajo martesë që nuk është sajuar thjesht për t’i siguruar njërit prej bashkëshortëve përfitim për qëllime emigracioni.

Çifti i martuar duhet të tregojë që lidhja e tyre martesore është e vlefshme dhe kjo bëhet duke paraqitur dëshmi dhe prova të dokumentuara përpara oficerit të USCIS-it.

Ka shumë lloje provash që vërtetojnë qëllimin tuaj në kohën kur u martuat. Për shembull, mund të paraqisni dokumente si më poshtë:

Dokumente që tregojnë pronësi të përbashkët;

Polica sigurimi ku është listuar dhe bashkëshortja;

Formularët e taksave;

Dokumente që tregojnë përzierje të burimeve tuaja financiare;

Certifikatë/a lindjeje të fëmijës/ve që keni bërë së bashku;

Prova që dëshmojnë që e vizitoni shpesh njëri tjetrin si p.sh. bileta autobusi apo avioni;

Deklarata të noterizuara nga palë të treta që janë në dijeni që lidhja martesore mes jush është e vërtetë.

Deklaratat në fjalë duhet të përmbajnë informacion të plotë dhe hollësira të cilat shpjegojnë për mënyrën se si personat që po i lëshojnë ato deklarata, e kanë marrë informacionin që ka të bëjë me lidhjen mes jush.

Marrë nga ‘Illyria’/ përgatiti /Fjala.al/

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV