(FOTO LAJM) Zhaklin Lekatari e dënuar për drogë, publikohet dokumenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëmarrja e Zhaklin Lekatarit në “Big Brothet VIP 2” si opinioniste bëri që ajo të ishte një nga personazhet më të komentuara. Prandaj asaj nuk i duhen më deklaratat e bujshme për seksin, apo për burrat shqiparë për të qenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, një aktgjykimin i publikuar nga Nacionale, zbulon se Lekatari ka qenë e dënuar nga Gjykata e Prishtinës në vitin 2008, për përpunim, prodhim dhe përgatitje të substancave narkotike.

Këto vepra thuhet t’i ketë kryer në bashkëpunim me Burim Kursani, i njohur me emrin artistik Bim Bimma. Madje, vetë gazetarja, e kishte pranuar fajësinë.

Ajo u dënua me gjobë prej 500 eurosh, si dhe me dënim me burgim me kohëzgjatje prej një (1) viti, dënim ky që nuk do të ekzekutohej, nëse ajo nuk do të përsëriste vepra penale për një periudhë prej dy vitesh.

Pak vite më parë Zhaku bëri bujë me deklaratat e saj se si ish i dashuri me të cilin bashkëjetoi për 7 vite e dhunonte. Bëhet fjalë për reperin Bim Bima.

“Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri ime dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike.

Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlersuar. Kjo është ajo që ndodhi me mua”, sqaroi Lakatari atë kohë.

“Ish i dashuri më ka tërhequr zvarrë për disa metra sepse nuk pranova që të kthehesha me të”, tregon ajo.

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV