Isa Mustafa: Negociatat ende nuk kanë dështuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një video mesazhi Albin Kurti shpjegoi se ai dhe Vetëvendosja i kishin bërë disa propozime LDK-së, se ata nuk i kishin pranuar dhe se negociatat kishin përfunduar. Ndërkohë Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në facebook shprehet se për të negociatat ende nuk kanë dështuar.

LDK-ja dhe unë, pavarësisht arsyeve të shumta që lidhen me raportet tona me VV-në në të kaluarën, jemi ulur në tryezë dhe kemi negociuar.

Në këtë proces, jemi kujdesur dhe kemi arritur ta imponojmë njohjen e proceseve dhe të atributeve të Kosovës shtet i pavarur e sovran, përcaktimin e saj strategjik euro-atlantik, përfshirë edhe modelin e ekonomisë sociale të tregut, si përcaktim strategjik dhe zhvillimor të Kosovës.

Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord.

Të tillë e kam parë VV-në edhe sonte me video-mesazhin e Kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti.

Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar”, shkruan mes të tjerash Isa Mustafa.

Të fundit

Marrëveshja për pensionet me Italinë: Si bëhet llogaritja e kontributeve

Ratifikimi i marrëveshjes së rëndësishme për pensionet me shtetit italian ishte tema e ditës në emisionin televiziv. Deputetja socialiste, Milva...

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, kur do zhvillohet tubimi i radhës

Është mbyllur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Ka zgjatur rreth 90 minuta protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para...

Mbuloi stemën e LGBTQ dhe nuk bëri foto me skuadrën, lojtari nga Mali rrezikon dënim

Java e fundit e Ligue 1 në Francë duhej të ishte kthyer në një festë për Monaco që triumfoi në shtëpi 4-0 ndaj Nantes...

“Na lironi”! Gjykata rrëzon Berishën dhe dhëndrin: Keni thyer arrestin!

Gjykata e posaçme ka rrëzuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për masë më të butë sigurie. Ata kishin kërkuar që të hetoheshin me masë...

Ilnisa tregon planin me Meritonin pasi të dalë nga BBV: Ai do bëjë tatuazh buzët e mia…

Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi pak lojën e pesë finalistëve të “Big...

Lajme të tjera

Web TV