Mesditën e djeshme një e moshuar, e cila vuante nga problemet e shëndetit mendor, është larguar pa njoftuar nga banesa e vajzës së saj. Menjëherë familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e 74 vjecares.
Vetëm pas 24 orësh kërkim nga efektivët e policisë, e moshuara është gjetur falë edhe kërkimit me dron në pyllin e fshatit Hundkuq.
Njoftimi i policisë:
“Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë. Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.
Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.
Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq. Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre. #policianesherbimtekomunitetit”./Fjala.al/