Prangosen në flagrancë me lëndë narkotike, policia zbulon detajet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uniformat blu të qytetit të Korçës, njoftojnë se kanë arrestuar katër persona të cilët u kapën në flagrancë me 4.6 kg lëndë narkotike, të llojit kanabissativa, në makinën tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T.

Tre prej të dyshuarve janë banorë të Xhafzotajt, ndërsa njëri në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi policisë:

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.J., 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj; Shijak, B.J., 32 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak; H.U., 24 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak; E.T., 28 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”./Fjala.al/

Të fundit

Ndërron jetë aktorja 11-vjeçare e Netflix, 12 arreste kardiake në dy ditë

11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq...

VIDEO/ E mbajnë nga krahët, Ronaldo ‘Fenomeni’ filmohet i dehur! Acarohen tifozët

Ronaldo Fenomeni është filmuar i dehur në një restorant të famshëm spanjoll dhe tifozët e Valladolid janë acaruar me pronarin e klubit të tyre,...

E zuri poshtë masivi i dheut, ende asnjë shenjë nga trupi i pajetë i 29-vjeçarit!

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 në fabrikën e përpunimit të kromit në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit” pak ditë më...

Mblidhet konklava, zgjedhja e papës, kardinalët izolohen nga bota e jashtme

Të mërkurën kardinalët e zgjedhur do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut. Kardinalët janë stacionuar në minishtetin e Vatikanit ku do...

A flet me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për largimin nga programi,...

Lajme të tjera

Web TV