Klasifikimi i dekadës, dominojnë Reali e “Furitë e Kuqe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë fundvit institucionet më të mëdha të futbollit në botë janë duke bërë llogaritë për skuadrat dhe lojtarët më të mirë të të gjithë dekadës që po mbyllet.

Në klasifikim e qeverisë evropiane të futbollit, UEFA-s janë renditur skuadrat më të mira të futbollit në 10-vjeçarin e fundit. Në vendin e parë të kësaj liste ndodhet skuadra e “Los Blancos” të Real Madridit, të cilët kanë plot 255 pikë sipas koifiçentit llogaritës dhe kjo falë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë arritur që të marrin plot katër trofe gjatë kësaj dekade, duke marrë tre prej të cilave nga viti  2015 në 2018 pa ndërprerje. Në vend të dytë renditet Barcelona dhe në atë të tretin skuadra gjermane  e Bayern Mynich.

Ndërsa,në renditjen e kombëtareve përsëri vendi i parë shkon në Spanjë, e cila mund të thuhet se gjatë 10 vjeçarit të fundit kanë arritur që të fitojnë gjithçka.

Në klasifikimin e UEFA-së, “ Furitë e Kuqe” të Spanjës kanë arritur që të marrin 20 trofe në gara ndërkombëtare të kësaj dekade qoftë me kombëtaren e parë apo edhe me atë të grupmoshave. Ata kanë luajtur më shumë finale se çdo kombëtare tjetër. Vendine dytë të këtij klasifikimi e mban Gjermania./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Lajme të tjera

Web TV