Ndihmat pas tërmetit/ Bosnja dërgon 300 ton ndihma drejt Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një autokolonë nga Bosnje-Hercegovina me ndihma prej rreth 300 ton mallrash, kryesisht materiale ndërtimi, do të mbërrijë ditën e sotme në Shqipëri.

Themeluesi i Shoqatës “Pomozi.ba” Elvir Karaliç tha se para një muaji ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Karaliç shpjegoi se kërkesat ishin fillimisht për ushqim, dyshekë, tenda dhe gardërobë, por pas konsultimit me Shtabin e Krizave në Durrës, pati një ndryshim, shkruan Anadolu Agency.

U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor. Pra, nga këto 300 ton ndihma, ka 14 maunë, rreth 270 ton janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe pelena”, tha Karaliç.

Sipas tij, kjo ndihmë është nga populli i Bosnjë e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë.

Ndërkaq, konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH, Muharrem Zejnullahu, kujtoi se menjëherë pas tërmetit, “Pomozi.ba” u përfshi në mbledhjen e ndihmës.

Kjo është një nga autokolonat më të mëdha të ndihmës humanitare të këtij lloji që niset pas tërmetit në Shqipëri. Një autokolonë e madhe, 14 maunë të mëdhenj me 300 ton materiale ndërtimi dhe ndihma tjera”, tha Zejnullahu.

Nuk jam i befasuar nga reagimi i qytetarëve të BeH-së, me reagimin fillimisht të Elvirit dhe shoqatës së tij, meqë e dimë çka kanë kaluar. Kjo është një katastrofë natyrore, ndërsa ne kemi pasur një fatkeqësi të tmerrshme nga mendja dhe dora e njeriut. Ne kemi kaluar nëpër golgotën e gjithçkaje dhe e dimë se si është kur dikush mbetet pa asgjë dhe një shtëpi, ndërsa në Shqipëri dhe Durrës dhjetëra mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë”, tha Zejnullahu, duke shtuar se kjo ndihmë është e mirëseardhur.

Lexo edhe :  Valutat “pushtojnë” Shqipërinë, 642 pika këmbimi dhe mbi 12 miliardë euro

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV