Banka e Shqipërisë blen 99.3 milionë euro në tregun valutor 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë bleu  99.3 milionë euro në tregun e brendshëm valutor gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, sipas njoftimit të saj zyrtar “Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019”. Sipas të dhënave nga banka në tremujorin e tretë, Banka bleu 42.10 mln euro. Kjo ndërhyrje erdhi pas 39.20 mln eurove dhe 18 mln eurove të blera në dy 3-mujorët e mëparshëm, duke çuar totalin e blerjeve për vitin 2019 në 99.30 mln euro. Në të gjithë rastet, Banka e Shqipërisë ka përdorur opsionin e blerjeve në raundin e dytë, sikurse parashikohet në rregullore.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë këtë vit kanë qenë të parashikuara brenda kalendarit të saj të publikuar në fillim të vitit dhe kanë kryer në funksion të rritjes së rezervës së saj valutore, në bazë të të cilës ajo blen rreth 25-30 milionë euro në çdo tremujor . Gjatë vitit 2018, banka e Shqipërisë ndërmori një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun valutor, duke blerë 460 milionë euro, ose 4 herë më të larta se ndërhyrjet e planifikuara, me qëllim frenimin e rënies së pazakontë të monedhës së përbashkët.

Ndonëse Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 460 milionë euro për të frenuar rënien e monedhës së përbashkët, sërish kjo e fundit shënoi nënçmimin më të madh vjetor që nga 2004-a. Për gjithë vitin 2018 kursi mesatar i këmbimit të euros ndaj lekut ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më pare.

Rënie e euros vijoi edhe në 2019-n, duke u këmbyer mesatarisht me 123 lekë, me rënie 4.6 lekë në raport me mesataren e një viti më parë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2018, totali i rezervave valutore të Bankës arriti në 2.39 miliardë euro, i mjaftueshëm për të mbuluar 7 muaj importe. Në krahasim me vitin e mëparshëm, rezervat u rritën ndjeshëm me 403 milionë euro.

Të fundit

Mitsotakis ashpërson tonet dhe bën paralajmërimin e fortë ndaj qeverisë së re të Shkupit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha një intervistë për emisionin “Sabbatokyriako aos 6” të ERT-së dhe gazetarin Dimitris Kottaridis ,...

Ligji për privatizimin e pronave shtetërore, Jorida Tabaku ‘thumbon’ parlamentarët

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur se kalimi në Parlament i ligjit për privatizimin e pronave shtetërore, jo vetëm që nuk e lufton korrupsionin...

Pas largimit të Berishës, një tjetër Robert bëhet pjesë e “Ferma Vip”/ VIDEO

Robert Alia Dragot është hyrja  më e re në “Ferma VIP”. Fermeri më i ri foli rreth eksperiencës që e pret në fermë, e...

Zbulohet misteri më shumë se 4000-vjeçar: Si u ndërtuan piramidat e Gizës?

Shkencëtarët besojnë se më në fund kanë zbardhur misterin e ndërtimit të piramidave në Egjiptin e lashtë, të cilat i kanë rezistuar kohës për...

“Nuk donte të liroheshin të burgosurit politikë”/ Reagon Berisha: Rama shpifës

Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij, ku kishte të ftuar këngëtarin Frederik Ndoci, tha ndër të tjera se Sali Berisha nuk donte që...

Lajme të tjera

Web TV