Fundjava 23 mijë euro… në super-vilën ku Xhonson do të presë Vitin e Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo të gjithë liderët e vendeve kryesore të botës zgjedhin që momentin e ndërrimit të viteve ta kalojnë me çdo kusht në vendin e tyre. Ka nga ata që festojnë me popullin dhe i qëndrojnë besnik si atdheut dhe familjes, por ka edhe nga ata tipa udhëheqësish snobistë, që duan pak më shumë relaks, dhe zgjedhin skajet e botës për këtë.

I tillë është edhe kryeministri ekstravagant anglez, Boris Xhonson, që bashkë me të dashurën e tij, Keri Simonds, kanë mbërritur te vila e tyre në Karaibe, e cila kushton 23 mijë euro për një fundjavë.

Vila me gjashtë dhoma, ku kryeministri do të çlodhet pas fushatës, ndodhet në majë të një kodre dhe ka pamje fantastike nga ishulli dhe oqeani. Ky ishull ekskluziv, i quajtur Mustik, ndodhet në arkipelagun e Sent Vinsent dhe Grenadines dhe njihet për rërën e bardhë e detin e mrekullueshëm.

Por ajo që do të shqetësojë më shumë britanikët dhe që do të përhapë më tepër polemika, nuk është e drejta e një lideri për të marrë ca ditë pushime dhe për të bërë një udhëtim romantik, sidomos në ditët e festave të fundvitit, por kostoja e lartë e këtyre pushimeve dhe nga se do të mbulohen ato.

Taksapaguesit britanikë, të cilët shquhen për reagimin dhe ndjeshmërinë e lartë kur vjen fjala për paratë e tyre të dhëna shtetit, duket se edhe këtë herë do të krijojnë polemika mbi këto lëvizje të kryeministrit të shumë-debatuar Xhonson./Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV