Motra e George Michael ndahet nga jeta saktësisht tre vite pas këngëtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Melanie Panayiotou ishte 55 vjeçe. Trupi iu gjet në apartamentin e saj në Londër nga motra e madhe, Yoda.

Saktësisht tre vjet pas vdekjes së George Michael në ditën e Krishtlindjes 2016, një tjetër mort ka shkatërruar familjen e këngëtarit. Në moshën 55-vjeçare, motra e tij Melanie Panayiotou u nda nga jeta, e gjetur e pajetë në banesën e saj në veri të Londrës.

Lajmin e ka shpërndarë motra e madhe, Yoda, e cila menjëherë ka thirrur urgjencën për të konstatuar vdekjen e gruas, e cila ndodhi në mungesë të rrethanave të dyshimta, të konstatuar nga policia. Siç raportohet nga “The Sun”, familja e Melanie, përmes avokatit të tyre John Reid, kërkoi respekt për privatësinë në një kohë kaq të dhimbshme.

George Michael vdiq në moshën 53 vjeç, nga shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në Londër, më 25 dhjetor 2016: një rastësi që e bën edhe më shqetësuese vdekjen e motrës së tij për anëtarët e familjes.

Burimi Today.it

Përgatiti: L.Veizi/Fjala.al/

Të fundit

‘Boll u bëtë qesharakë’, Veliaj nga qelia: Cilat prova do prish unë?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vekliaj reagon sërish nga qelia dhe flet për rrezikun e prishjes së provave. Reagimi i plote Se...

Vjedhin gjithçka, fshatrat e Shkodrës të frikësuar nga hajdutët

Banorët e fshatrave të qarkut të Shkodrës ndihen të pasigurt në banesat dhe tokat e tyre, pasojë e vjedhjeve të shpeshta që ndodhin në...

Këngëtarët besimtarë, këta janë vip-at shqiptarë që agjerojnë muajin e ramazanit

Me miliona myslimanë festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në të gjithë botën dhe të famshmit nuk përjashtohen! Emri i tij i vërtetë është Karim...

Çfarë fshihet pas darkës mes Ardit Gjebreas dhe Arbër Hajdarit? (Video)

Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme për të konsumuar së bashku një darkë. Ishte artisti i njohur, ai që zbuloi...

Rama për anëtarësimin e Shqipërisë: Dua të marr hak ndaj atyre që na kanë poshtëruar

I fokusuar te anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 Kryeministri Edi Rama tha se ka një dëshirë për hakmarrje ndaj të huajve, ku tha se...

Lajme të tjera

Web TV