AFP ngre në qiell sheshin “Skënderbej”

Agjencia franceze e lajmeve, “AFP”, ka sjellë në vëmendje sheshin “Skënderbej” , ku si çdo vit Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”.

Përveç ndezjes së dritave të pemës së madhe dhe ngritjes së shtëpive të vogla në sheshin “Skënderbej”, Tirana është stolisur me zbukurimet dhe ngjyrat e festave në çdo rrugë.

“Pamje ajrore nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, e ndezur me dekorimet e Krishtlindjes dhe e rrethuar nga një treg i hapur i Krishtlindjeve”, thuhet në tekstin e AFP, në Twitter./Fjala.al