Dy gola në pesë minuta, zhbllokohet takimi West Ham-Leicester City

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

West Ham- Leicester City dhe Norwich-Tottenham janë dy takime që luajnë për javën e 20 të kategorisë kryesore në Angli.

E ndërsa klubi i Jose Mourinhos, Tottenham është mundur në pjesën e parë të lojës nga Norwich i vendit të fundit me rezultatin 1-0, te takimi tjetër deri më tani jemi me rezultate të barabarta.

Ishte Leicester City skuadra që zhbllokoi e para rezultatin në minutën e 40 me anë të golit të Kelechi Iheanacho, por ky rezultat nuk zgjati për shumë pasi në minutën e 45 dhe të fundit të fraksionit të parë arriti që të barazonte rezultatin për West Ham Pablo Fornals.

Leicesterit i duhet me patjetër një fitore e kësaj ndeshjeje pasi do i mundësonte një afrim më të madh me Liverpoolin e vendit të parë, ndërsa për West Ham fitorja do ishte një mundësi më shumë për  t’u larguar nga zona e rrezikut.

Deri më tani për të dyja takimet është luajtur vetëm 45-minutshi i parë dhe me shumë mundësi deri në fund të pjesës së dytë mund të kemi ndryshime thelbësore./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në...

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi. Në finalen e...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

Lajme të tjera

Web TV