Klubi italian shumë i njohur i futbollit, Katania prej disa kohësh ndodhet në një krizë të madhe ekonomike, për të mos thënë më e vështira gjatë gjithë historisë së saj.
Mediet vendase raportojnë se rezultatet e dobëta në kampionat janë problem dytësor tashmë për Katanian, e cila është shumë keq ekonomikisht aq sa e ka deklaruar se çdo lojtar që nuk mund të qëndrojë është i lirë të largohet në një ekip të ri.
Në komunikim e klubit me lojtarët thuhet se këta të fundit nuk mund të shpërblehen totalisht, kjo për shkak sepse do ketë disa përforcime gjatë merkatos së dimrit.
Katania ka luajtur prej shumë vitesh në Serinë A, por menaxhimi jo i mirë i klubit bërë që të bjerë nga kategoria kryesore e futbollit në Itali. Momentalisht kuqeblutë luajnë për kategorinë ë e tretë dhe janë plot 21 pikë larg nga vendi i parë për të kaluar në Serinë B.
“Përballë rezultateve negative, për lojtarët që janë nën kontratë, por që nuk kanë luajtur, mund të largohen drejt skuadrave të tjera. Klubi jonë nuk i ka fshehur kurrë problemet ekonomike, një pjesë e të cilave kanë ardhur për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite që ka ndikuar dhe në rezultatet e Serisë C.
Nuk është planifikuar për shpërbërje të ekipit. Futbollistët që nuk mund të garantojnë se do të qëndrojnë te Katania do të zëvendësohen me emra të tjerë. Të ardhurat nga shitja e biletave është reduktuar ndjeshëm në vitin e fundit”, -thuhet ndër të tjera në letrën e hapur të klubit të Katanias./Përgatiti: Fjala.al/