NASA dërgon robotët në Mars për të ekzaminuar fosile alienësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nasa është thuajse në përfundim të ndërtimit të një roboti që do të eksplorojë sipërfaqen e Marsit – dhe do të ekzaminojë mundësinë që aty ndodhen fosile të huaja që presin të gjenden.

Agjensia hapësinore shpreson që roveri 2020 të gjejë prova të jetës së kaluar në planet, si dhe të ndihmojë për të zbuluar a është e mundur që njerëzit të jetojnë atje në të ardhmen.

Në shkurt, Nasa do të dërgojë robotin në Qendrën Hapësinore “Kennedy” në Florida, ku tre seksionet e tij do të mblidhen plotësisht. Nisja në korrik do ta dërgojë robotin në një shtrat liqeni të thatë në Mars që është më i madh se ishulli i “Manhattan”.

Roboti me katër rrota, me madhësinë e një veture do të pastrojë bazën e Kraterit “Jezero” në Mars, një krater 250 metra i thellë që mendohet të ketë qenë një liqen me madhësinë e liqenit “Tahoe”.

“Çështja qëndron te fakti se ne po kërkojmë nivele të gjurmëve të kimikateve nga miliarda vjet më parë në Mars,”- tha Matt Wallace, menaxheri i projektit “Mars 2020”. Roveri do të mbledhë deri në 30 mostra të tokës që do të kapen dhe kthehen në Tokë nga një anije kozmike e ardhshme e planifikuar nga NASA.

Rezultatet e projektit “Mars 2020” do të jenë thelbësore për misionet e ardhshme njerëzore në planetin e kuq, përfshirë e aftësinë për të prodhuar oksigjen në sipërfaqen e Marsit, tha Ëallace.

Roboti ka pajisje që mund të shndërrojnë dioksidin e karbonit, i cili është i përhapur në Mars, në oksigjen për frymëmarrje. Bashkimi Sovjetik është i vetmi vend tjetër që uli me sukses një rover në Mars. Kina dhe Japonia janë përpjekur pa sukses të dërgojnë orbitë rreth Marsit, ndërsa India dhe agjensia hapësinore e Evropës kanë arritur me sukses një orbitë në planet./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:The Indipendent

Lexo edhe :  Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Gun-toting humanoid robot sent into space

"Super league" India shoots down satellite

Të fundit

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

SHBA/ Shtëpia e Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në...

Temperatura deri në 35 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më parë? A e dinit se...

Lajme të tjera

Web TV