Norwich shkund Tottenham, djemtë e Mourinhos vuajtën për barazim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur me barazimin 2-2 takimi midis Norwich City-t dhe Tottenham., duke mbyllur kështu javën e 20-të të Premier Ligës për të dyja skuadrat.

Ky takim ishte ndeshja e fundit e këtij viti, por edhe e dekadës për të dyja këto ekipe. Skuadra e trajnerit botërisht të njohur, Jose Mourinhos, Tottenham nuk ka arritur që të marrë një fitore minimale nga ky takim.

Ishte pikërisht Norwich i vendit të fundit të kategorisë, skuadra që ka zhbllokuar rezultatin duke shënuar në portën e Tottenham në minutën e 18-të. Pjesa e parë e takimit u mbyll me këtë rezultat për tu ndryshuar e gjitha gjatë fraksionit të dytë.

Christian Eriksen arriti që të barazonte rezultatin, duke shënuar për Tottenham në minutën e 55-të, rezultat i cili do të ndryshohej në minutën e 62 nga autogoli i Serge Aurier, duke dyfishuar rezultatin e Norwich City.

Për ekipin e Mourinhos, ndeshja e cila dukej si më e lehta e mundshme pasi përballë kishin ekipin vendit të fundit të kategorisë doli të ishte plot surpriza.

Rezultati u arrit që të barazohej nga goli i Harry Kane, i cili u realizua si rezultat i një penalltie në minutën e 83-të të lojës.

Takimi u mbyll me këto rezultate dhe Tottenham mundi që të mos rrëzohej nga Norwich, por doli me një barazim të vështirë./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV